12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

OPEC+ redukton në mënyrë të koordinuar prodhimin

Më të lexuarat

Më pak naftë deri në fund të vitit 2023

Anëtarët e organizatës OPEC+ njoftuan të dielën një shkurtim të koordinuar të prodhimit të naftës së papërpunuar deri në fund të vitit 2023, raporton Reuters.

Nënkryetari i qeverisë ruse, Alexander Novak, ka bërë të ditur se Rusia do të reduktojë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë deri në fund të vitit.

Moska e njoftoi këtë në të njëjtën kohë kur Arabia Saudite, Kuvajti, Omani, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan kufizime të prodhimit, të gjitha deri në fund të këtij viti.

“Me qëllim që të veprojë si një pjesëmarrës i përgjegjshëm i tregut dhe si një masë paraprake kundër paqëndrueshmërisë së mëtejshme të tregut, Federata Ruse do të zbatojë një ulje vullnetare të prodhimit prej 500,000 fuçi në ditë deri në fund të vitit 2023,” tha Novak.

Kështu Rusia e zgjati për herë të dytë kufizimin e shpallur nga zëvendëskryeministri rus në shkurt. Në fund të marsit, Novak tha se Rusia ishte afër prodhimit të synuar prej 9.5 milionë fuçi në ditë.

Njoftimet për shkurtimin e një milion fuçi

Arabia Saudite njoftoi të dielën se po kufizon gjithashtu prodhimin e saj me 500,000 fuçi në ditë nga maji deri në fund të vitit. Ministria e Energjisë saudite theksoi se kjo është një masë paraprake për të stabilizuar tregun e naftës.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan një reduktim me 144,000, Algjeria me 48,000, Iraku me 211,000, Kuvajti me 128,000 dhe Omani me 40,000 fuçi në ditë, raportuan agjencitë e tyre.

Ministria e Energjisë e Kazakistanit njoftoi të dielën se do të ulë prodhimin me 78,000 fuçi në ditë nga maji deri në fund të vitit në koordinim me anëtarët e tjerë të OPEC+.

Bloomberg shkruan se si rezultat do të ketë një milion fuçi naftë më pak në treg në ditë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit