17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

OKB-ja po kërkon “të gjitha opsionet” për të dërguar ndihmën në Gaza, përfshirë ato nga ajri

Më të lexuarat

“Desanti ajror është jashtëzakonisht sfidues, por ato janë një opsion. Teorikisht, ne duam t’i lëvizim gjërat përmes rrugës, duam më shumë rrugë të hapura, duam më shumë pika të hyrjes të hapura”, tha Dujarric

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përsëritur nevojën e saj për më shumë rrugë për mbërritjen e ndihmave humanitare në Gaza, si dhe kërkon të gjitha opsionet e tjera, duke përshirë opsionet nga ajri, transmeton Anadolu.

Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se trupi ndërkombëtar “teorikisht” preferon rrugën tokësore si një opsion për të lëvizur ndihmat në Gaza.

“Desanti ajror është jashtëzakonisht sfidues, por ato janë një opsion. Teorikisht, ne duam t’i lëvizim gjërat përmes rrugës, duam më shumë rrugë të hapura, duam më shumë pika të hyrjes të hapura”, tha Dujarric në një konferencë për media.

Dujarric theksoi domosdoshmërinë e një koordinimi të zgjeruar midis vendeve anëtare për operacionet humanitare.

Të martën, Egjipti, Jordania, Emiratat e Bashkuara Arabe, Franca dhe Katari kryen një operacion për të dërguar ndihma në Gaza.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës, duke e lënë popullsinë palestineze, veçanërisht banorët e pjesës veriore të enklavës, në prag të urisë.

Izraeli ka nisur një luftë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor. Bombardimet izraelite që pasuan kanë vrarë të paktën 29.954 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 70 mijë të tjerë me një shkatërrim në masë dhe mungesë të nevojave themelore.

Sipas OKB-së, sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit