9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

OKB-ja falënderon Turqinë për përpjekjet e pareshtura për Halepin

Më të lexuarat

Përpjekjet për evakuimin u ndërprenë për shkak të dhunës së milicëve të mbështetur nga Irani dhe mbështetësit e regjimit.

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Samantha Power falënderoi Turqinë për qëndrimin udhëheqës dhe përpjekjet e saj të pareshtura për evakuimin e popullit të mbetur nën rrethim në lindje të qytetit Halep.

Me kërkesë të Francës dhe Gjermanisë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi një seancë të mbyllur për të biseduar zhvillimet dhe evakuimin në Halep.

Në prononcimin për gazetarët pas kësaj seance, Power tha se Stephen O’Brien, përgjegjës për koordinimin e ndihmës së emergjencës pranë OKB-së (OCHA) i dha një brifing Këshillit të Sigurimit në lidhje me gjendjen njerëzore në Halep dhe evakuimet nga ky rajon.

Ajo tërhoqi vëmendjen se përpjekjet për evakuimin u ndërprenë për shkak të dhunës së milicëve të mbështetur nga Irani dhe mbështetësit e regjimit.

“Ne falënderojmë Turqinë për qëndrimin udhëheqës dhe përpjekjet e saj të pareshtura për evakuimin e popullit të mbetur nën rrethim në lindje të qytetit Halep” u shpreh ambasadorja amerikane.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se personat e bllokuar janë duke luftuar me të ftohtin dhe urinë dhe në të njëjtën kohë janë edhe nën objektivin e bombave dhe për këtë tha se është e nevojshme që të vihet menjëherë në zbatim përsëri marrëveshja e evakuimit.

Hapjen e zjarrit ndaj të plagosurve dhe civilëve të uritur që arratisen nga Halepi, Power e cilësoi një akt të ulët.

Kurse François Delattre, ambasadori francez në Kombet e Bashkuara tha se projektvendimi që parashikon evakuimin e Halepit në mënyrë të sigurt nën vrojtimin ndërkombëtar do të votohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Power bëri të ditur se projektvendimi i Francës do të mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi: “Ky vendim do të kontribuojë në punimet e ndihmave njerëzore në terren dhe përpjekjet e Turqisë”.

Projektvendimi i përgatitur me nismën e Francës do të votohet këtë javë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe është duke u punuar për një seancë të veçantë në rast të vetos së Rusisë.

Edhe Matthew Rycroft, ambasadori britanik në OKB bëri vlerësimin duke thënë se prania e vëzhguesve në terren do të ndihmojë për pengimin e egërsisë që përjetohet.

Kurse ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin tha se emërimi dhe dërgimi i vëzhguesve në Halep kërkon shumë kohë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit