8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Haradinaj: Skena politike është fëlliq shumë

Më të lexuarat

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim me simpatizantë të AAK- së ka shpalosur idenë e tij për ndryshimin e logjikës qeverisëse në Kosovë.

Ai më këtë rast ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, e madje ka bërë hapa mbrapa, edhe për kundër faktit se lajmi i mirë ishte nënshkrimi i MSA-së.

“Edhe pse nënshkrimi i MSA-së ishte lajm i mirë, Kosova mbetet vendi më i izoluar në Ballkan. Evropa nuk na ia hap dyert me këtë shkallë të krimit e të korrupsionit në institucione. Janë dhjetëra zyrtarë të shtetit të zhytur në krim e korrupsion deri në fund. Është detyrë e jona madhore që ta ndërpresim këtë gjendje, të kthejmë rendin dhe ligjin”, tha Haradinaj.

Duke shtuar se Kosova ka mjaft prokurorë e gjyqtarë të zotë që mund të zbatojnë ligjin.

“Ka ardhur koha që të vendoset Ligji në të gjitha sferat e jetë. Skena politike është fëlliq shumë, e dinë atë edhe ndërkombëtaret. Por nuk guxojmë që të lejojmë që stërpikat e kësaj të na tjetërsojnë e të na ndalin”, tha ndër të tjera Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit