11.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Turqia nuk gjen prehje nga terrori: shpërthim terrorist në Kajseri, ka të vdekur e të plagosur

Më të lexuarat

Vetëm një javë pasi Stambolli u trondit nga dy shpërthime që u morën jetën 44 personave, një tjetër sulm terrorist është kryer në Kajseri.

Më së paku 13 pjesëtarë të forcave ushtarake janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur kur një makinë me lëndë shpërthyese u hodh në erë pranë Universitetit Ercijes në Kajseri, një qytet në qendër të Turqisë.

Një autobus që mbartte forca ushtarake dhe civilë u godit nga shpërthimi pranë universitetit në 08:45 të së shtunës me orën lokale.

Zëvendëskryeministri turk, Vejsi Kajnak, e konfirmoi faktin se shpërthimi që goditi autobusin ishte një makinë-bombë, e se mjeti që transportonte ushtarë qe objektivi i saj. Zyrtari turk e përshkroi gjithashtu shpërthimin si të ngjashëm me ato të Stambollit.

Kryemistri i vendit, Binali Jëlldërëm, sapo ka anuluar vizitën në Konja dhe po zhvillon një takim mbi sigurinë.

Shifrat e viktimave nga shpërthimi terrorist mund të ndryshojnë me kalimin e orëve.

Ky ishte sulmi i dytë terrorist në pak ditë në Turqi, në një vend të vënë në shenjë nga një seri organizatash terroriste. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit