Obama: Siria të mos bëjë “gabim tragjik”

0
42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që të mos bëjë “gabim tragjik”, duke e përdorë armatimin kimik, pasi Damasku ka pranuar se ka një rezervat të armatimit kimik dhe do ta përdorë nëse sulmohet.

“Duke pasur parasysh rezervat e armatimit kimik, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë për Assadin dhe ata rreth tij, se bota po i shikon dhe se ata do të mbahen përgjegjës nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara, nëse ata bëjnë gabim tragjik, duke i përdorë këto armatime”, ka thënë Obama, duke folur mbrëmë vonë para veteranëve të luftës në Nevada, njofton AFP.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sirisë, Jihad Makdissi ka thënë se armatimi kimik do të përdoret kundër çfarëdo intervenimi të jashtëm në Siri, mirëpo sipas tij, ai nuk do të përdoret kundër civilëve të tyre. /Telegrafi/kohaislame