7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Siria hedh poshtë propozimin e Ligës Arabe

Më të lexuarat

Siria ka refuzuar thirrjen nga ana e Ligës Arabe për “dalje të sigurt” të Assadit nëse ai do të linte pushtetin.

“Na vjen keq që Liga Arabe ka rënë në këtë nivel për një shtet anëtar të këtij institucioni,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Xhihad Makdisi në një konferencë për media sot. “Ky vendim ka të bëjë me sirianët, të cilët janë të zotët e vetëm të fatit dhe qeverive së tyre.”
“Nëse kombet arabe që u takuan në Doha të ishin të ndershëm për ndalimin e gjakderdhjeve… do ta bënin këtë duke ndalur furnizimin me armë… do të ndalnin nxitjet dhe propagandën e tyre,” tha Makdisi. “Të gjitha deklaratat e tyre janë hipokrite.”
Liga Arabe të hënën bëri thirrje që Assad të linte pushtetin mënjanë, në mënyrë që të ndalen luftimet që kanë përfshirë vendin. /mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit