O ti që mëkaton, pendohu!

Më të lexuarat

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju..

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ﴾

“Thuaj: O robërit e Mi që e keni tepruar ndaj vetes suaj, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.”  (Ez-Zumer: 53)

Allahu i Lartësuar ua ka hapur robërve të Tij derën e mëshirës dhe i ka ndaluar nga dëshpërimi në faljen e Tij. Ai i ka urdhëruar të pendohen sinqerisht (توبة نصوحًا) para se t’i befasojë vdekja dhe llogaria.
Askush nuk është më i dijshëm dhe më i mëshirshëm për ty sesa Allahu ﷻ.

Kujdes nga mëkatet

Imam Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë:
Nga pasojat e këqija të mëkateve është një vetmi që e ndien mëkatari në zemrën e tij mes tij dhe Allahut  Një vetmi që nuk krahasohet me asnjë kënaqësi. Edhe sikur t’i mblidheshin të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, nuk do ta mbushnin atë boshllëk.
“وما لجرحٍ بميّتٍ إيلامُ”
“Plaga nuk dhemb tek i vdekuri.”
📚 (Sëmundja dhe Ilaqi، fq. 134)

Nëse njeriu nuk do t’i linte mëkatet veçse nga frika e kësaj vetmie… do të ishte i mençur t’i linte ato.
Pejgamberi ‫ﷺ‬ thotë:
“ما من عبدٍ يُذنبُ ذنبًا فيُحسنُ الطُّهورَ، ثم يقومُ فيُصلِّي ركعتين، ثم يستغفرُ اللهَ، إلا غفر اللهُ له”
“Nuk ka asnjë rob që bën një mëkat dhe pastaj:
1️⃣ merr abdes mirë,
2️⃣ fal dy rekate,
3️⃣ dhe kërkon falje nga Allahu,
💎 përveçse Allahu ia fal atë.”
📚 (رواه أبو داود 1521، والترمذي 406، وصححه الألباني)

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَىٰ مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ ۝ أُولَٰئِكَ جَزَاؤُهُمْ مَغْفِرَةٌ مِن رَّبِّهِمْ وَجَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ وَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ﴾
📖 (سورة آل عمران: 135-136)

“Dhe ata që, kur bëjnë një vepër të shëmtuar apo i bëjnë padrejtësi vetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre e kush i fal mëkatet përveç Allahut? dhe nuk vazhdojnë në atë që kanë bërë duke e ditur. Të tillët do të kenë falje nga Zoti i tyre dhe xhenete nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i punëmirëve!”

﴿وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ﴾
“Kush i fal mëkatet pos Allahut?!”
Allahu është më i mëshirshëm për ty se prindërit e tu — Ai që vendosi mëshirën në zemrat e tyre është edhe më i mëshirshëm se ata, madje edhe më i mëshirshëm se vetja jote.

💎 Mos u dëshpëro — Allahu është me ty
💎 Mos u trishto — sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi
💎 Mos u shqetëso — furnizimi është në dorën e Allahut ﷻ
💎 Allahu nuk e zhgënjen një zemër që mendon mirë për Të
💎 Mendo mirë për Zotin tënd dhe gëzohu — e mira po vjen me lejen e Allahut
💎 Nuk ka vështirësi pa e lehtësuar Allahu ﷻ
💎 Kush mbështetet tek Ai — Ai i mjafton
💎 Kush i drejtohet Atij — Ai i jep
💎 Kush lidhet me Të — Ai e udhëzon

﴿رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا﴾
📖 (سورة المزمل: 9)

“Zoti i lindjes dhe i perëndimit — nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, prandaj merre Atë për mbrojtës.”

Çdo njeri është vetëm një periudhë e përkohshme në jetën tënde, prandaj mos u lidhe me askënd — lidhe zemrën gjithmonë me Allahun ﷻ.

Pejgamberi ‫ﷺ‬ thotë:
“احفظِ اللهَ يحفظْك، احفظِ اللهَ تجدْه تجاهك، إذا سألتَ فاسألِ اللهَ، وإذا استعنتَ فاستعنْ باللهِ، واعلم أن الأمة لو اجتمعت على أن ينفعوك بشيء لم ينفعوك إلا بشيء قد كتبه الله لك، وإن اجتمعوا على أن يضروك بشيء لم يضروك إلا بشيء قد كتبه الله عليك، رُفِعَت الأقلام وجفّت الصحف”

📚 (رواه الترمذي 2516، وقال: حديث حسن صحيح)
“Ruaje Allahun (zbato urdhrat e Tij dhe largoju ndalesave) dhe Ai do të të ruajë.
Ruaje Allahun dhe do ta gjesh pranë teje.
Kur të kërkosh, kërko prej Allahut.
Kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut.

Dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të bërë dobi me diçka, nuk do të të bënin dobi veçse me atë që Allahu e ka shkruar për ty.
Dhe nëse do të mblidheshin për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu e ka shkruar kundër teje.

Lapsat janë ngritur dhe faqet janë tharë.”
🤲
O Allah, na fal, na mëshiro, na jep kënaqësinë Tënde dhe Xhenetin më të lartë, na shpëto nga zjarri dhe dënimi i varrit, neve, prindërit tanë, familjet tona dhe të gjithë muslimanët. Vërtet, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit