10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Nxehet” rivaliteti mes Microsoft dhe Google. Prezantohet motori i kërkimit me opsionin e inteligjencës artificiale

Më të lexuarat

Microsoft ka njoftuar një version të ri të motorit të tij të kërkimit Bing, i cili përfshin opsionin  më të fundit në inteligjencën artificiale. Versioni i ri vendos teknologjinë Chat GPT të Open AI, e cila ka pushtuar botën që nga publikimi i saj vitin e kaluar.

Lëvizja është deri tani kërcënimi më i madh që Google ka parë për dominimin e tij në kërkimin në internet – dhe shënon fillimin e një gare armatimi të Inteligjencës Artificiale midis kompanive. “Gara fillon sot,” tha shefi i Microsoft, Satya Nadella.

Zhvilluar nga OpenAI me bazë në San Francisko, Chat GPT përdor teknika të të mësuarit të thellë për të gjeneruar përgjigje të ngjashme me njerëzit për kërkesat e kërkimit. Në formën e tij më të re, Bing është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të kërkimit me përgjigje më të detajuara – jo vetëm lidhje me faqet e internetit.

Lexo edhe: Google prezanton rivalin e ChatGPT: Quhet “Bard” dhe është forma si do kërkoni në të ardhmen

Përdoruesit janë gjithashtu në gjendje të bisedojnë me robotin për të përshtatur më mirë pyetjet e tyre. Më shumë përgjigje kontekstuale do të shtohen në anën e djathtë të faqes së kërkimit.

Njoftimi vjen një ditë pasi Google zbuloi detaje të chatbot-it të tij të ri, Bard.

Të dyja kompanitë po përpiqen të nxjerrin produktet e tyre në treg./ BBC 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit