6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

NUK JEMI TALLUR. PRESIDENTJA DUHET TË DORËHIQET!

Më të lexuarat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur presidentes Jahjaga, e cila sot ka deklaruar se nuk do japë dorëheqje.

Mustafa ka theksuar se LDK nuk është tallur kur ka nënshkruar marrëveshjen me Thaçin e Pacollin dhe nuk po tallet as tash kur po e kërkon dorëheqjen e presidents Jahjaga.

Sipas tij marrëveshja politike e arritur me kryeministrin Thaçi dhe Pacollin i hap rrugë edhe reformës zgjedhore edhe asaj kushtetuese, prandaj sipas tij nëse duhet të impementohet marrëveshja, duhet si e tërë.

Mustafa poashtu ka thënë se edhe Thaçi qysh para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 2014 dhe kjo sipas tij dëshmon shkelje të marrëveshjes edhe nga kryeministri Thaçi. Ai ka kërkuar si nga presidentja ashtu edhe nga kryeministri që të respektojnë marrëveshjet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit