Njeriu nuk matet me kolltukë e rroba, por me planin dhe vullnetin që ka

Më të lexuarat

Njeriu nuk matet gjithmonë me rrobat që mban, e as me karrigen mbi të cilën ulet.
Ka prej atyre që ulen në trotuar, pa punë e pa tituj, por me një vullnet të madh sa malet. Ka edhe prej atyre që mbajnë kolltukë të butë e kravata të shtrenjta, ndërsa shpirti i tyre është bosh, pa jetë e pa vizion.

Ti, i ri…
Mund të mos të të jepet ende një punë,
mund të gjesh dyer të mbyllura përpara,
por pyetja e vërtetë është: Çfarë do të bësh me duart e tua? Çfarë po përgatit për ditët që të presin?

Nëse nuk ke punë, atëherë ki plan.
Nëse dyert mbeten të kyçura, hap dritaret… dhe nëse as ato nuk hapen, ngjitu mbi çati.

Mos e lër papunësinë të të bëhet gjendje e përhershme,
bëje një pushim të përkohshëm ku riorganizon shpirtin tënd, ku mbledh mendimet, ku rindërton veten.
Mëso diçka të re, zhvillo aftësitë, lexo libra, stërvit mendjen…
sepse rastet nuk bien nga qielli, por vijnë te ata që janë gati për t’i kapur.

Kur je pa plan, koha ikën kot dhe shpirti zbehet pak e nga pak.
Por kur je pa punë e ke një plan të qartë, atëherë je në rrugë… dhe ai që e di drejtimin, është gjithmonë më afër cakut.

Mos lejo që njerëzit të të njohin vetëm nga karta jote e punës.
Le të të njohin nga vetëdija jote, nga vendosmëria jote dhe nga drita që bart në brendinë tënde.

Sepse puna mund të vijë sot, ose nesër, ose pas një kohe të gjatë.
Por plani është ai që ti ndërton sot,
që nesër të mos e ndjesh veten të thyer.
Dr. Abdul-Kerim Bekkar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit