10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Njerëzit vazhdimisht shkonin tek njeriu i urtë dhe secilën herë ankoheshin për problemet e njëjta.

Më të lexuarat

Njerëzit vazhdimisht shkonin tek njeriu i urtë dhe secilën herë ankoheshin për problemet e njëjta.

Një ditë njeriu i urtë ua tregoi atyre një barcoletë dhe të gjithë qeshën.
Pas disa minutash ua përsëriti të njëjtën barcoletë, por kësaj radhe vetëm disa prej tyre qeshën.
Kur të njëtën barcoletë ua tregoi për të tretën herë, askush nuk qeshi.
Atëherë njeriu i urtë tha: Nëse për të njëtën barcolete nuk mund të qeshni disa herë, atëherë pse për të njëjtat probleme gjithmonë qaheni?

Problemet tona mund t’i ankojmë çdo ditë, mirëpo me këtë s’mund të arrijmë asgjë. Ato duhet t’i zgjidhim vetë, e mos të lejomë që ato të bëhen mjet me të cilin ne do të fitojmë keqardhjen dhe mëshirën e të tjerëve derisa vetë nuk përpiqemi që t’i zgjidhim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit