14.6 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Kryeredaktori i “Herald Tribune” sulmon Merkelin: ndalimi i burka-s prej saj, politikë e pastër

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për një ndalim ligjor të burka-s, me arsyetimin se ligji gjerman duhet të zbatohet për të gjithë qytetarët që jetojnë në vend. Megjithatë, ka pasuar zëra të cilat kanë e kanë denoncuar propozimin për kufizim të lirisë fetare dhe përhapjen e propagandës anti-islame. Ka shqetësime se një ndalim i tillë mund të përkeqësojnë tendencat islamofobe në mesin e grupeve të ekstremit të djathtë, të cilët tashmë gjatë fushatave të tyre, herë pas here kanë ditur të tregohen të dhunshëm ndaj muslimanëve dhe refugjatëve në Gjermani.

Anthony Hall, kryeredaktori i Herald Tribune, e sheh thirrjen e Merkelit për ndalimin e burka-s si “politikë të pastër.” Ai thotë se ndryshimi i kancelares në politikë është një strategji e menduar për të qetësuar fraksionet e caktuara politike.

“Pra, Angela Merkel po përpiqet që t’i bëjë qejfin frymës politike të kohës dhe të dëshmojë se ajo është kundër multikulturalizmit. Ajo është duke përdorur burka-n si një lloj simboli, sepse kjo nxit padyshim qëndrime armiqësore, ksenofobike. Ajo është duke përdorur këtë simbol të bëjë koncensione politike dhe po përpiqet që t’i kthehet me zemërgjerësi elektoratit të saj”, tha ai.

Anthony Hall, gjithashtu tha se në qoftë se një person dëshiron të mbajë burkan-n do të ishte krejtësisht e arsyeshme të respektohet ky vendim, duke pasur parasysh faktin se evropianët gjithmonë flasin për lirinë e shprehjes, lirinë e veshjes dhe lirinë e ndërgjegjes.

Më tej ai hodhi poshtë komentet e “pashpjegueshme” të Merkelit se hapja e kufijve ka ndodhur disi rastësisht, duke argumentuar se ky ishte një e “plan shumë cinik”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit