NJERËZIT E DIJES DHE THIRRJES NË FE

Më të lexuarat

Misioni juaj i madh dhe detyra juaj fisnike, trashëgimia e profetësisë që trashegoni, të gjitha këto, ju ngarkojnë me përgjegjësi. Ju duhet të përpiqeni për udhëzimin e njerëzimit, duke i udhëhequr ata në fenë e vërtetë dhe rrugën e drejtë që Allahu dëshiron për roberit e Tij. Kjo përfshin realizimin e Teuhidit në të gjitha format e tij, besnikerinë ndaj Sunetit autentik, përhapjen e virtyteve dhe paralajmërimin kundër politeizmit dhe veseve me mençuri, udhëzim, dije të saktë dhe mendjemprehtësi.

Dijeni se misioni juaj nuk ka të bëjë thjesht me marrjen e diplomave, titujve të nderit apo posteve të larta. Përkundrazi, detyra juaj është ringjallja e ymetit përmes dijes, njohurive dhe kumtimit të qartë, gjithashtu edhe nëpërmjet përballjes me ata që shtrembërojnë të vërtetën, justifikojnë të pavërtetën, devijojnë nga rruga e drejte dhe kanë qasje ekstremiste.

Misioni juaj është të shëroni plagët e ymetit, ta bashkoni atë dhe jo të prishni e shkatërroni lidhjet e tij të vëllazërisë. Përpiquni të bashkoni zemrat, jo t’i largoni ato. Dituria është mëshirë dhe dhembshuri midis njerëzve që e mbartin atë. Ju jeni modelet; njerëzit ecin në gjurmet tuaja. Jini brezi më i mirë, duke ndjekur gjurmët e paraardhësve të ymetit dhe imamëve të tij. Le të jetë secili prej jush një burim force për fenë, ymetin dhe vendin tuaj.

Shkroi: Shejhu dhe Kadiu i nderuar: Fehd El Amari(Allahu e ruajt!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit