16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Një psikologe turke porosit që fëmijët nën dy vjeç të mos lihen para televizorit

Më të lexuarat

Psikologia turke Ozxhe Hoshxhur, i këshillon prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre nën moshën dy vjeç që të shohin televizor, pasi sipas saj, kjo rrit mundësinë e prekjes së tyre nga autizmi.

Hoshxhur thotë se disa familje i vendosin foshnjat e tyre para televizorit për orë të tëra, për të evituar të qarat e tyre të shpeshta. Ajo thotë se foshnjat nën dy vjeç që qëndrojnë shumë gjatë para televizorit, mund të preken nga autizmi.
Sipas saj, foshnjat nën dy vjeç, fokusohen shumë pas ndërverprimit të ngjyrave të ndryshme të ekranit, gjë e cila ua lodh trurin më shumë se duhet në këtë fazë delikate. Ajo thotë se në këtë rast, kemi sindroma të një komunikimi të dobët me sy, shpërqendrim mendor dhe dështim në ndërtimin e marrëdhënieve sociale me ambientin përreth. Në fund të intervistës së saj, ajo shtoi se marrëdhëniet mes televizorit dhe autizmit, kanë nxjerrë një term shkencor të ri të cilin shkencëtarët e quajnë “Autizmi i televizorit”, kjo, edhe pse nuk është provuar shkencërisht lidhja shkakore mes tyre. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit