Dijetari, matematikani dhe rabini i dikurshëm Samuel el-Magrebi, mëshira e Zotit qoftë mbi të, i cili u konvertua në Islam dhe shkroi një libër të veçantë, pavarësisht vëllimit të tij të vogël, në kritikën e Tevratit, doktrinave dhe sekteve hebraike, të cilin e titulloi: “Derdhja e përpjekjes për të mposhtur hebrenjtë” (Badhlu’l-Maxhūd fī Ifḥām al-Yahūd).
Ai përfitoi gjerësisht nga trashëgimia kritike e dijetarit të shquar Ibn Hazm, dhe ndoshta libri Badhlu’l-Maxhūd, megjithëse i vogël në vëllim, vjen menjëherë pas trashëgimisë së Ibn Hazmit për nga ndikimi në traditën dhe studimet islame që merren me kritikën e Tevratit dhe të judaizmit.
Për shkak të rëndësisë së tij dhe forcës së ndikimit, ky libër provokoi dhe nxiti disa dijetarë hebrenj t’i përgjigjeshin, më shumë se vepra të tjera, për shkak të fuqisë së argumentimit të tij dhe pozitës së lartë që ai kishte në sytë e tyre. Ndër këto përgjigje është libri “Përgënjeshtrimi i mposhtjes së hebrenjve”, i një autori rabinik (një rabin hebre) anonim.
Ky libër është redaktuar dhe pajisur me parathënie nga: Camilla Adang, Bruno Chiesa dhe Sabine Schmidtke.


