Një epokë e re e rezistencës — kur frika e fuqishmëve zbulon forcën e të pathyeshmëve

Më të lexuarat

Nga mënyra se si presidenti amerikan Donald Trump flet e shkruan për Hamasin më shumë se 50 herë në ditë mund të kuptohet një e vërtetë që shumëkush përpiqet ta fshehë: Hamasi nuk është thjesht një lëvizje politike apo ushtarake; ai është sot një forcë historike dhe politike e pazakontë, një shembull i rrallë i qëndresës njerëzore dhe i besimit në parime që nuk i përkul dot as teknologjia më e avancuar e armëve, as makineria më e sofistikuar propagandistike.

Për më shumë se dy vjet luftë të pandërprerë, dhe për katër dekada ndjekjesh e bombardimesh të vazhdueshme, asnjë fuqi botërore nuk ka arritur ta mposhtë këtë lëvizje. Gaza është shkatërruar fizikisht, njerëzit janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, por forca morale e popullit dhe e rezistencës ka mbetur e pathyeshme. Ironia tragjike është se ata që dikur premtonin “fundin e Hamasit”, sot i drejtohen asaj me lutje që të pranojë kushtet e tyre dhe të dorëzohet. Kjo nuk është shenjë fitoreje është dëshmi e dështimit moral dhe strategjik të atyre që e kanë shndërruar luftën në mjet politik.

Kjo periudhë që po jetojmë është më shumë se një konflikt rajonal; është një çast historik për mbarë botën myslimane madje për mbarë njerëzimin që beson në dinjitetin dhe drejtësinë. Një grup i vogël rezistence, pa aleatë, pa mbështetje shtetërore, pa armata e aleanca ndërkombëtare, përballet me perandoritë më të mëdha të tokës. Kjo nuk është vetëm betejë për Gaza, por për kuptimin e vetë lirisë, për dinjitetin e popujve dhe për të drejtën që të mos jetosh nën sundimin e padrejtësisë.

Në këtë përballje, çdo raketë që bie mbi një ndërtesë, çdo fëmijë që mbijeton, çdo fjalë që del nga gërmadhat, është dëshmi se historia nuk shkruhet vetëm nga të fuqishmit, por edhe nga ata që nuk heqin dorë nga shpresa. Siç thotë Kurani: “Duroni derisa të gjykojë Allahu.” Ky është mesazhi i epokës sonë: që durimi, besimi dhe qëndresa janë armët e vetme që nuk konsumohen nga koha.

Kjo nuk është më vetëm luftë për Gaza; është betejë për shpirtin e kësaj bote, për të kuptuar nëse drejtësia mund të ringjallet edhe në një epokë kur fuqia po mundohet ta zëvendësojë të vërtetën.

— Ahmed Mansour

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit