Allahu të mëshiroftë Triumf – Nga Haxhi në mëshirën e Allahut

Më të lexuarat

Inna lillahi ve inna ilejhi raxhi’un

Me zemër të thyer dhe me lot në sy e shkruaj këtë njoftim të rëndë:
Dje(26.07.2025), në një aksident tragjik në vendin e punës, ndërroi jetë i riu ynë i dashur Triumf Islami, nga Ferizaji, i lindur më 1998.

Triumfi ishte djali i vetëm i familjes, një dritë në shtëpi, një shpresë e madhe për prindërit, një shpirt i pastër dhe një zemër që rrezatonte dashuri e mirësjellje. Ai ishte shembull i edukatës, i respektit dhe i përkushtimit fetar.

Në qershorin e këtij viti patëm fatin të udhëtojmë me të për në Haxh një përvojë që e jetoi me sinqeritet, përkushtim dhe lot mirënjohjeje ndaj Allahut. Ai e përjetoi Haxhin me një zemër të kthyer kah Zoti dhe me një fytyrë që rrezatonte dritë.

Dy javë më parë, kur mbajta hytben e xhumasë në fshatin Varosh, ai kishte ardhur enkas nga Ferizaji për të më dëgjuar. Më tha me plot respekt:
“Vallahi hoxhë, m’ka marrë malli me të dëgju…”
I tillë ishte Triumfi i etur për fjalën e Allahut, i pastër në shpirt dhe i qetë në sjellje.

Para një muaji u kthye nga udhëtimi i shenjtë i Haxhit, kurse sot Allahu e ktheu tek mëshira e Tij.

Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, nëse Ai do, ta pranojë si shehid në vendin e punës, ta bëjë banor të Xhenetit Firdeus dhe prindërve të tij që humbën të vetmin bir t’u dhurojë forcën që vetëm Ai e jep.

O Allah, bëje banor të Xhenetit!

Shkroi Ibrahim Beqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit