9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Newborn-i sivjet “proteston” për getoizimin e Kosovës

Më të lexuarat

Simboli i pavarësisë së Kosovës, monumenti Newborn, do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit, siç ka ndodhur me të në çdo përvjetor.

Krijuesi i kësaj vepre, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka thënë se këtë vit “Newborn do të ketë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës”, përcjell telegrafi.

Ndërsa Koha.net merr vesh nga burime të veta se në hapësirën e bardhë, do të vihen edhe disa vija të kaltra, ndërsa simbolika e krejt kësaj ndërhyrje të sivjetme do të jetë që të kundërshtohet getoizimi i kosovarëve, duke qenë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin në Evropë pa viza.

Sot kanë filluar punimet për t’i dhënë pamjen e re për tetë vjetorin e pavarësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit