16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

New York, program përkujtimor për dëshmorët e puçit në Turqi

Më të lexuarat

Zv/kryetarja e shoqatës “15 Korriku”, Zeynep Bayramoglu gjatë programit tha se përkundër që kanë kaluar dy vite nga tentimi i grusht shtetit, efektet e tij ende ndjehen

 

NEW YORK (AA) – Në New York të SHBA-ve u mbajt një program me rastin e Ditës së demokracisë dhe unitetit kombëtar në Turqi, ku u përkujtuan dëshmorët e grusht shtetit të dështuar të orkestruar nga pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY më 15 korrik 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në program morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në New York, Ertan Yalcin dhe mysafirë të shumtë.

Zëvendëskryetarja e shoqatës “15 Korriku”, Zeynep Bayramoglu gjatë programit tha se përkundër që kanë kaluar dy vite nga tentimi i grusht shtetit, efektet e tij ende ndjehen.

Ajo kujtoi se përpjekja e grusht shtetit që shkaktoi traumën kolektive, çoi në humbje të konsiderueshme.

“Me kalimin e kohës, kemi shëruar plagët. Ne mbajtëm një leksion të rëndësishëm më 24 qershor. Tani është koha për Turqinë e re. Ndërsa po ndërtojmë këtë periudhë të re, nuk do të harrojmë mësimet që nxorrëm nga 15 korriku”, ka thënë Bayramoglu.

Ajo theksoi se përpjekja e grusht shtetit ishte faza e fundit e planit të anëtarëve të organizatës terroriste FETO për të marrë kontrollin në Turqi.

Bayramoglu vuri në dukje se mediat në perëndim një kohë të gjatë plasojnë dezinformata për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për një kohë të gjatë.

“Ata që vazhdimisht pretendojnë se Turqia po largohet nga demokracia duhet t’u kërkojmë prova për këtë”, tha Bayramoglu.

Anëtari i bordit drejtues të Shoqatës “15 Korriku”, Muaz Ergezen kujtoi se anëtarët e FETO-s më 15 korrik 2016 u përpoqën të shkelin rendin kushtetues, hodhën bomba në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) dhe u përpoqën të kryejnë atentat ndaj presidentit turk.

Ai gjithashtu iu referua procedurave gjyqësore të inicuara nga institucionet dhe organizatat shtetërore, të cilat u dëmtuan në një përpjekje të dështuar për grusht shteti.

Ergezen shtoi se në Turqi zhvillohen 288 raste gjyqësore në lidhje me përpjekjen e dështuar të grusht shtetit. Prej tyre 56 zhvillohen në Ankara, 53 në Stamboll dhe 179 të tjera në qytete të ndryshme turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit