13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Netanyahu nuk ikën nga rezidenca e kryeministrit

Më të lexuarat

Të gjithë në Izrael janë duke pritur largimin e Benjamin Netanyahu nga rezidenca zyrtare e Kryeministrit, ndërsa i është vënë afat deri më 10 korrik, pothuajse një muaj pas ndryshimit të udhëheqjes së vendit.

Megjithatë, ish-kryeministri është kritikuar në shumicën e mediave dhe partive rivale që e akuzojnë atë për trajtimin e privilegjeve të shtetit si pronë private.

Në të njëjtën kohë, ata komentojnë se kjo vonesë është një mënyrë tjetër për të minuar legjitimitetin e qeverisë së re që u betua një javë më parë.

Në një deklaratë të përbashkët, Kryeministri i ri Naftali Bennett dhe Netanyahu ranë dakord që ky i fundit të hiqte dorë deri më 10 korrik dhe se asnjë ngjarje tjetër publike nuk do të ndodhte në vend deri atëherë. Bennett do të fillojë të përdorë shtëpinë të nesërmen. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit