12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Netanyahu: Izraeli do të kundërpërgjigjet ashpër për provokimet nga Gaza

Më të lexuarat

JERUSALEM (AA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se forcat izraelite do të kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër ndaj çdo sulmi të kryer nga grupet palestineze mbi territorin e shtetit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht se për kë bëhet fjalë, ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrën më të ashpër ndaj çdo sulmi apo provokimi. Paralajmërojmë të gjitha organizatat, grupet dhe elementet e tjera në Gaza”, ka thënë Netanyahu në takimin e sotëm të qeverisë së tij.

Ai tha se për secilin provokim dhe sulm të kryer mbi Izraelin, fajin do ta kërkojë te Hamasi, ndërkohë që mesazhi i tij vjen në kohën e pakënaqësive të shprehura për vrasjen e të paktën 12 palestinezëve gjatë shembjes së tunelit nëntokësor në kufi me Gazën, që ndodhi ditë më parë.

Paralelisht me këtë, ushtria izraelite ka nisur mëngjesin e sotëm një stërvitje të madhe ushtarake në kufi me Rripin e Gazës. Duke u bazuar në burime anonime, mediat izraelite raportojnë se stërvitja ushtarake do të vazhdojë deri të mërkurën, dhe se qëllimi kryesor i saj është kontrolli i gatishmërisë së forcave izraelite të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit