3.4 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

“Nëse ishujt britanikë do të goditeshin nga tërmetet që goditën Türkiye-n, Anglia do të ndahej në dysh”

Më të lexuarat

Seizmologu Stephen Hicks, nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL) tha se “Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”

Birminghami, Manchesteri, Sheffieldi dhe Bristoli do të shkatërroheshin nëse ishujt britanikë do të goditeshin me tërmetet që goditën Türkiye-n, tha Stephen Hicks, sizmolog në University College London (UCL), transmeton Anadolu.

“Për t’iu dhënë një ide të shkallës së plotë të tërmetit në Turkiye, nëse do të mbivendosnim USGS ShakeMap në ishujt britanikë, shkarja do të pëlciste nga grykëderdhja e Severn në grykëderdhjen Humber. Pjesa më e madhe e Anglisë do të përjetonte tërmete të paktën 7 ballë”, shkroi Hicks në Twitter.

Ai tha se ndërtesat në ishujt britanikë nuk do të ishin në gjendje të përballonin një lëkundje kaq të fortë dhe se “Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”.

“Sigurisht që ky është shpjegim akademik, sepse Britania e Madhe nuk ka shkarje kaq të mëdha për të shkaktuar tërmete kaq të mëdha”, tha Hicks, i cili shpërndau fondin humanitar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për ata që duan të dhurojnë.

Të paktën 12.873 persona humbën jetën dhe 62.937 të tjerë u plagosën në 10 provinca të Türkiye-s pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën pjesët jugore të vendit të hënën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit