20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Nëntë në Dhjetë (Porosi për dhjetë netët e fundit të Ramazanit)

Më të lexuarat

Nëntë në Dhjetë

(porosi për dhjetë netët e fundit të Ramazanit)

  1. Boshatise Zemrën.

Këto netë duhet ti presim duke boshatisur zemrat tona para se të boshatisim kohën tonë nga angazhimet. Ky është qëllimi i parë i itikafit. Çdo gjë që të largon nga adhurimi i mirë largohu prej tij.

  • Dera e lypjes.

Futu në dhjetëshin nga dera e lypjes dhe shfaqjes së varfërisë karshi Allahut atëherë do vëresh se me vete ke zotërinjtë e adhuruesve. E nëse futesh me shpirt të motivuar edhe me vetpëlqim, atëherë do jetë një flakadan që do fiket shumë shpejtë. Kërko ndihmë te Allahu, kërko ndihmë në adhurimet ndaj Allahut për të adhuruar Allahun.

  • Këpyti lidhjet.

Prej qëllimave të mëdha të dhjetëshit është këpytja e lidhjeve me krijesat, andaj caktoi vetes adhurime të cilat e përforcojnë këtë qëllim, siç është leximi i Kuranit, lutja, dhikri, qëndrimi i gjatë në xhami.

  • Kurani.

Kush futet në dhjetëshin e fundit me mangësitë e kaluara tani ka mundësin e korrigjimit. Mund të bëjë një hatme, apo disa hatme, kurse Zoti ynë është Bujar edhe veprat gjykohen sipas fundit të tyre.

  • Jo mosmarrëveshjeve.

I suksesshëm është ai i cili ndihmohet për të arritur qëllimin dhe nuk e shpërqëndrojnë gjërat e ndryshme. Nuk e lodhë debati për përcaktimin e Natës së Kadrit e të mbetet pa u angazhuar në kërkimin e kësaj Nate, ose debati rreth sasisë më të shkurtë kohore për të bërë një hatme, e ai të mbetet pa asnjë hatme, e as debati rreth zeqatit të fitrave, ta pengon në procesin e pastrimit të shpirtit dhe trupit nga gjurmët e helmit të mosmarrëveshjeve.

  • Mos gabo me u mashtru

Mos mendo se pse ke arritur në një nivel të adhurimit të nënçmosh tjetrin të cilin e sheh se është shumë larg teje. Mundet dikush prej tyre me qenë i angazhum me ndonjë adhurim të fshehur prej teje, apo është i angazhum me ndonjë adhurim më të madh se adhurimi me të cilin merresh ti. Andaj mos lejo me të kaplu vetpëlqimi dhe mos lejo me i nënçmu njerëzit. Zemrat kanë një Zot, i cili shumë mirë i di detajet e tyre.

  • Vonoi (shtyji për më vonë) dëshirat.

Angazhimi me adhurime kërkon prej nesh që t’i shtyjmë për më vonë dëshjrat e epsheve tona. Fol me nefsin tënd. Shtyja dëshirat ditë pas dite deri sa të vjen Bajrami. Do shohësh se njerëzit që më së shumti i gëzohen Bajramit janë ata që më së shumti angazhohen me adhurime. Gëzimi dhe lumturia e vërtetë vijnë pas lodhjes edhe angazhimit. Ska dyshim se ahireti është më i mirë edhe është i përhershëm.

  • Renditi lutjet tuaja.

Të parët tanë të devotshëm zakonisht i rendisnin lutjet e tyre dhe përqëndroheshin në përgjërimet e tyre. Sot është dita kur ne orvatemi për ti arritur krejt nevojat dhe dëshirat tona. Gjatë procesit të lutjes mundohu të bësh bashkë lutjet profetike të përgjithshme me nevojat tuaja të veçanta.

  • Vesvesja e shejtanit.

Do vjen shejtani që të bëjë vesvese duke të thënë: një apo dy ditë do shijosh ëmbëlsinë e imanit e pastaj do të kaplon plogështia. Përgjigju e thuaj: e ke pa sikur duqanxhiu i cili shet ëmbëlsira ja jep myshteriut një copë ëmbëlsirë për ta detyruar që të merr sasinë tjetër më të madhe. Allahu është edhe më fisnik edhe më bujar se këra duqanxhi, kurse nevoja ime për Te është edhe më e madhe. Andaj o Zot: unë Ty të adhuroj dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkoj.

Përshati Bekir Halimi

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit