14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ne rruge te Zotit

Më të lexuarat

By: ardhmeriaonline

Transmetohet nga Ebu Musa Abdullah ibn Kajs Eshariu r.a. që thotë: “E kanë pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri, për atë që lufton nga fanatizmi dhe për atë që lufton për sy të botës, cila prej këtyre luftërave është në rrugë të Allahut?” I Dërguari i Allahut a.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të fjalës së Allahut (fesë së Tij – Islamit), vetëm ai është në rrugë të Allahut[1]”.
Jetëshkrimi i transmetuesit të hadithit
Ai është sahabiu i nderuar Abdulla ibn Kajs ibn Sulejme. Megjithatë ai njihet më tepër me epitetin Ebu Musa El-Esharij. Ishte i shkurtër me trup të lehtë dhe me pak mjekër. Kishte zë shumë melodioz. Njëherë, kur profeti a.s. e dëgjoi duke lexuar Kuran i tha: Madje edhe gratë e profetit (a.s.) e dëgjonin zërin e tij në xhami kur lexonte Kuran. Ebu Othman El-Hindi shprehej: “Kur falej ai si imam, kisha dëshirë që të këndonte suren Bekare ngaqë më pëlqente shumë zëri i tij.” Ndërsa Omeri r.a. i thoshte: “O Ebu Musa, na lexo Kuran që të na kujtosh më shumë Allahun.”
Kur dëgjoi për profetin a.s. Ebu Musa shkoi në Mekë dhe pranoi Islamin. Pastaj u kthye në Jemen tek populli i tij ku qëndroi atje derisa emigroi me 50 burra nga fisi Esharij për në Abisini. Atje u takuan me Xhafer ibn ebu Talibin, ku qëndruan bashkë me të deri në çlirimin e Hajberit. Pas çlirimit të Hajberit shkuan të gjithë së bashku në Medine tek profeti a.s. Profeti a.s. kur i pa, u tha: [2]”
Ka marrë pjesë në disa beteja. Njëra prej tyre është beteja e Eutasit që u zhvillua pas betejës së Hunejnit. Në këtë betejë ai tregoi trimëri të paparë. Pas betejës shkoi te profeti a.s. i cili iu lut Allahut me këto fjalë: [3]” Atë dhe Muadh ibnu Xhebelin, profeti a.s. i dërgoi në Jemen. Ebu Musën e bëri guvernator të disa krahinave si të Zubejdit dhe Adenit. Ka marrë pjesë në çlirimin e Shamit, ku qëndroi atje derisa Omeri r.a. e urdhëroi të bëhej guvernator i Basrës. Në këtë kohë, ai çliroi dy vende El Ehuazin dhe Asbahanin. Kur Othmani r.a. e hoqi nga posti i guvernatorit, ai shkoi në qytetin e Kufes ku filloi t’u mësonte njerëzve fenë. Banorët e Kufes kërkuan nga Othmani r.a. që guvernator i tyre të bëhej Ebu Musa dhe Othmani e pranoi kërkesën e tyre. Në periudhën e fitnes mes sahabëve nuk u përzie fare, megjithëse dha disa gjykime për të shuar konfliktet mes tyre.  Ai vdiq në vitin e 44 të hixhretit, në Kufe. Allahu e mëshiroftë.
Shpjegimi i hadithit
Në këtë hadith profetik, shfaqet qartë një specifikë e veçantë e profetit a.s. Mënyra e bashkëbisedimit përmes pyetjeve dhe përgjigjeve. Bashkëbisedimi lë gjurmë të mirë tek pyetësi dhe ai që përgjigjet dhe përfundon me një dobi shumë të madhe, atë të Bindjes dhe dhurimit të kënaqësisë.
Retorika profetike, në vetvete, përmban shumë sekrete e detaje. Si rrjedhojë e kësaj lind nevoja për meditim në çdo fjalë, fjali e strukturë fjalie të saj. Nëpërmjet meditimit, ne arrijmë të zbulojmë forcën dhe fuqinë e fjalës profetike. Fjala e profetit a.s. është e magjishme dhe i përngjan shpirtit në trupin e njeriut, por ndryshe nga ky shpirt ai është shpirti i sekretit hyjnor.
Gjëja e parë që të tërheq vëmendjen tek ky hadith profetik është fakti se ai që pyeti profetin a.s. është i panjohur. Kjo ngase çështja nuk ka të bëjë me personin që pyet, por me programin e qartë të Islamit. Ajo ka të bëjë me nijetin e sinqertë, besimin e pastër dhe ngritjen e flamurit të monoteizmit. Ky synim madhështor nuk duhet të baraspeshohet dhe as të krahasohet me asnjë synim të ulët të kësaj bote.
Folja “Jukatilu” që do të thotë lufton dhe përçon realitetin e fesë Islame; mbrojtjen e vetes, të fesë, të nderit dhe pasurisë. Luftë nuk do të thotë armiqësi, por mbrojtje dhe dyluftim. Ajeti kuranor në suren Et-Teube është argumenti më i mirë që dëshmon për programin e qartë të Islamit. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët veten dhe pasurinë e tyre në këmbim të Xhenetit. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është premtimi i vërtetë që Allahu e ka dhënë në Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i përmbahet besëlidhjes më fort se Allahu?  Andaj gëzojuni kësaj shitblerjeje. Me të vërtetë, kjo është fitorja madhështore.[4]”
Folja “luftojnë” është përsëritur tre herë në këtë ajet Kuranor dhe po ashtu është përsëritur disa herë në këtë hadith, për të përcjell një mesazh të qartë tek hipokritët, ateistët, materialistët, perëndimorët dhe tek të gjithë njerëzit se feja Islame nuk është fe që përhap dhunën dhe terrorin. Aq shumë flasin për këtë pikë, sa pretendojnë se feja është përhapur me shpatë. Mirëpo të tillë njerëz, asnjëherë nuk kanë arritur ta kuptojnë fjalën e Allahut në Kuran: “Luftojini në rrugë të Allahut ata të cilët ju luftojnë, por mos u tregoni armiqësor. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata të cilët tregohen armiqësor.[5]”
Ky bashkëbisedim në këtë hadith sqaron më së miri llojet e luftës dhe llojet e dimensioneve të konflikteve dhe përleshjeve në jetë. Çdo betejë që bëhet për veten, fisin, popullin dhe për të mirat materiale të gjitha këto synime bëhen pluhur dhe i merr era, vetëm nëse ato mbrohen me kështjellën e një synimi më të lartë që është predominimi i fjalës së Allahut. Ky është programi i vërtetë i Islamit. Nijeti është suksesi i punës që të shpie drejt suksesit sado që rrugë të ketë.
Edhe me leximin e transmetimeve të tjera të këtij hadithi, del në pah se njerëzit luftojnë për pesë gjëra:  Plaçkën e luftës, trimërinë, syfaqësinë, fanatizmin dhe urrejtjen. Por lufta që bëhet në rrugë të Allahut dhe për predominimin e fjalës së Zotit, është lufta e vërtetë. Ai i cili mediton në strukturimin e fjalisë (tekstit arabisht), shikon se trimëria, fanatizmi dhe syfaqësia janë kundrinorë, që do të thotë se: lufta e tyre vjen nga një motiv i jashtëm dhe jo nga motivi i vërtetë që është predominimi i fjalës së Allahut.
Ka njerëz të cilët marrin pjesë në luftë, vetëm që të vlerësohen e të dekorohen me grada nga më të ndryshmet. S’ka dyshim, se kjo nuk është e mjaftueshme. Megjithatë dijetarët mendojnë se nëse njeriu fillimisht ka për synim të ngrejë flamurin e monoteizmit, po ashtu edhe të përmendet për mirë kjo nuk i bën dëm atij në nijet. Njëherë një njeri vjen tek profeti a.s. dhe e pyet: “O i Dërguar i Allahut, një njeri lufton për t’u shpërblyer nga Allahu dhe që të përmendet për mirë. Si është puna e tij? – iu përgjigj ai, pastaj vazhdoi: [6]”
Ka të tjerë që marrin pjesë në luftë nga fanatizmi dhe mbrojtja e emrit të fisit. Lufta në këtë mejdan është përgjegjësi sociale, që ia imponon njeriut mbrojtjen e emrit të fisit me fanatizëm. Kjo mbrojte ndaj emrit, nderit, familjes dhe kombit nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me nijetin sipas rregullave dhe parimeve Islame.
Por ka edhe të tjerë të cilët luftojnë për syfaqësi të njerëzve, që të duken para të tjerëve se sa të zotë e trima janë. Zakonisht kjo syfaqësi është më e theksuar tek komandantët, gjeneralët e ushtrive kohë më parë por edhe tani. Nëse lufta që bëhet për trimëri dhe fanatizëm shoqërohet me nijet të pastër sipas normave dhe parimeve Islame, kjo nuk vlen sepse syfaqësia fshin çdo gjë.
Tani le të meditojmë pak në përgjigjen e profetit a.s. rreth kësaj pyetje. Përgjigja e tij nuk konsiston në faktin dhe përcaktimin e njërës prej llojeve të luftës por në orientimin e saktë. Kjo përgjigje gjithëpërfshirëse në vetvete përmban edhe shpresë për ata njerëz të cilët luftojnë për hir të Allahut dhe kanë edhe shtysa të tjera. Ndoshta këto shtysa mund të realizohen ose mund të shfaqen të tjera gjatë luftës, por të gjitha këto shtysa duhet të jenë të përfshira brenda kontureve Islame në mbrojtjen e nderit, pasurisë, vetvetes, familjes, vatanit dhe gjithçka tjetër për të cilën myslimani është përgjegjës.
Rregulla dhe dispozita fetare:
Kur dikush nuk e di gjykimin rreth një dispozite fetare i lejohet që të pyesë rreth saj.
Kush merr pjesë në luftë obligohet ta bëjë nijetin e pastër vetëm për hir të Allahut. Dijetari i shquar Ibnu Dekik El-Idi thotë: “Ky hadith argumenton obligueshmërinë e nijetit të pastër të atij që merr pjesë në luftë. Gjithashtu hadithi dëshmon qartë se ai njeri i cili lufton për trimëri, fanatizëm dhe syfaqësi, nuk merr asnjë shpërblim.”
Përfitimet e nxjerra nga hadithi:
1 – Pyetja për temën që nuk ke dijeni.
2 – Sqarimi i të vërtetës.
3 – Nijeti i pastër për atë që merr pjesë në luftë.
1.      Pyetja për temën që nuk ke dijeni.
Njeriu që erdhi tek profeti a.s. nuk ishte i qartë se cila ishte forma më e mirë për të luftuar, prandaj për t’u rehatuar me veten ai e pyeti profetin a.s.. Ai që nuk ka dijeni rreth një çështje duhet të pyesë atë që ka dije për të. Kështu që kur të veprojë një vepër ta bëjë duke qenë i informuar rreth saj. Allahu i Lartësuar thotë: [7].”
Doktor Hamud ibn Ahmedi thotë: “Njeriu duhet të pyesë dhe të qartësohet për gjithçka që ka të bëjë me çështjet e besimit, adhurimeve, marrëdhëniet shoqërore, rrugët dhe portat e mirësisë si dhe për çdo dyshim që i lind. Kështu, në këtë mënyrë ai e adhuron Allahun. Myslimani gjithmonë duhet të pyesë rreth çështjes që nuk ka dijeni, duke marrë shembull shokët e profetit a.s., të cilët gjithmonë e pyesnin profetin a.s. edhe për çështjet e fesë edhe për çështjet e dynjasë. Madje njëri prej tyre e pyeti për kohërat e këqija që do të vinin, që të ruhej nga e keqja.”
2.      Sqarimi i të vërtetës.
Kur dikush vjen tek ti me dëshiron që të mësojë, atëherë është detyra jote që t’i përgjigjesh deri në detajin më të vogël. Këtë gjë bëri edhe profeti a.s. me personin që e pyeti. Ibn Rexhebi thotë: “Profeti a.s. është pyetur në lidhje me nijetin e tre personave që luftojnë për: trimëri, fanatizëm dhe syfaqësi. Ai a.s. dha përgjigje mjaft të qartë kur tha: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominimin dhe epërsinë e fjalës së Allahut (fesë së Tij – Islamit), vetëm ai është në rrugë të Allahut”. Nga kjo përgjigje nënkuptojmë se pjesëmarrja në luftë vlerësohet dhe shpërblehet në varësi të nijetit, njëlloj si hixhreti dhe haxhi.”
3.      Nijeti i pastër për atë që merr pjesë në luftë.
Imam Neueuiu ka thënë: “Nga hadithi nënkuptojmë se punët gjykohen në varësi se sa i pastër është nijeti. Hadithet që flasin për vlerën e luftës kanë qëllim atë luftë që bëhet në rrugë të Allahut, për të qenë fjala e Tij dominante ndaj çdo gjëje.”
Nijet i pastër do të thotë që: Njeriu në fjalët, veprat dhe luftën (përpjekjen) e tij ta bëjë vetëm për Allahun, për të fituar kënaqësinë e Tij, të mos lakmojë plaçkë lufte, pozitë apo di[ka tjetër. E gjitha kjo, që njeriu të ngrihet lart për të ndërtuar marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Allahun. Që puna të konsiderohet e pranueshme duhet të shoqërohet me nijet të pastër e të sinqertë vetëm për hir të Allahut, sepse në këtë rast puna ka synim e qëllim mjaft të lartë. Pra fitimin e kënaqësisë së Allahut.
Nga ky hadith nënkuptojmë se sinqeriteti në luftë është kusht. Sigurisht që sinqeriteti është kusht në të gjitha adhurimet ngase Allahu i Lartësuar thotë: [8]”
Rasti i Parë: Nëse motivi i mirësive të kësaj bote është më i madh ose i barabartë me motivin e mirësive të botës tjetër, atëherë kjo punë apo adhurim është i papranueshëm, sepse profeti a.s. thotë: [9]”
Rasti i Dytë: Nëse motivi për të fituar të mirat e botës tjetër është më i madh se motivi për të fituar të mirat materiale të kësaj bote, atëherë kjo punë apo adhurim është i pranueshëm, tamam si rasti i atij që merr abdes për t’u falur por edhe tu freskuar.
 
 
[1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.[2] Transmeton imam Ahmedi. Hadithi është i saktë.  [3] Transmeton imam Buhariu dhe imam Muslimi.[4] Sure Et-Teube/111.[5] Sure El-Bekare/190.[6] Transmeton imam En Nesai. Imam Albani e ka vlerësuar këtë hadith të saktë. [7] Sure En Nahl/43.[8] Sure El-Bejine/5.[9] Transmeton imam Muslimi. 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit