Nuk kalon ditë që në rrjetet sociale të mos shohim ndonjë video, meme apo postim që tallet me diasporën tonë.
📌 Pse? Çfarë fituam duke u tallur me ata që jetën e kanë filluar nga zero në një vend të huaj?
Ata janë vëllezërit tanë, motrat tona, kushërinjtë, fqinjët. Janë ata që shpesh, nga nevoja dhe vuajtja, u detyruan të lënë atdheun për një jetë më të mirë.
🧳 Jeta në mërgim nuk është luks. Është sfidë, sakrificë, përballje me mallin, diskriminimin dhe vetminë. Është ngritje nga hiçi, me mund dhe djersë.
Dhe në vend që t’i përkrahim, shumë prej nesh ua rëndojmë barrën me përçmime, shaka të ulëta dhe ironi.
A e dimë sa shumë kontribuon diaspora për vendin? Me remitancat e tyre, investimet, ndihmat për familjet, ata e mbajnë gjallë ekonominë dhe shpresën.
🫶 Le t’i respektojmë. Le t’i përqafojmë. Le të jemi krenarë për ta.
Sepse nuk ka nder pa mirënjohje.
Nuk ka Atdhe pa Diasporë.
Bekir Halimi
