DËSHIRAT E XHEHENEMLIVE – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Banorët e Xhehenemit, do të kërkojnë katër gjëra.
Kur’ani i përshkruan ato përmes katër skenave tronditëse:

Dëshira e parë:

Ata i kërkojnë Allahut t’i nxjerrë nga Zjarri:

“O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.”

(Mu’minun, 107.)

Allahu më pas u përgjigjet atyre me fjalë që i japin fund çdo shprese:

“Ai do t’u thotë: Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”

(Mu’minun, 108.)

Pas kësaj përgjigjeje, ata humbasin plotësisht shpresën për të dalë ndonjëherë nga Zjarri.

Dëshira e dytë:

Ata i drejtohen Malikut, rojtarit të Xhehenemit, me dëshirën për të vdekur:

“Ata do të thërrasin: O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!

(Zuhruf, 77.)

Por Maliku u përgjigjet atyre ftohtësisht:

“Ju do të qëndroni aty përgjithmonë.”

(Zuhruf, 77.)

Asnjë vdekje… Asnjë lehtësim… Vetëm vuajtje e vazhdueshme.

Dëshira e tretë:

Ata u drejtohen rojeve të Zjarrit – melekëve dhe luten për diçka që ngrin gjakun në vena:

“Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë!”

(Gafir, 49.)

Melekët u përgjigjen atyre:

“Ata do të përgjigjen: Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?
Ata do të thonë: Po, është vërtetë.
Do t’u thuhet: Atëherë thërrisni për ndihmë! Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.”

(Gafir, 50.)

Dëshira e katërt:

Kjo është dëshira e tyre e fundit, drejtuar banorëve të Xhenetit dhe duket kaq e thjeshtë:

“Banorët e zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!”

(El-A’raf, 50.)

Banorët e Xhenetit u përgjigjen atyre:

“Ata thonë: Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit!”

(El-A’raf, 50.)

Pse?

“Ata të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote.”

(El-Araf, 51.)

Dhe cili është ndëshkimi i tyre?

“Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona!”

(Araf, 51.)

Hadith:

Muhamedi alejhis selam, ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush e përfundon teshehudin e fundit (uljen në namaz), le të kërkojë strehim tek Allahu nga katër gjëra:
• nga dënimi i Xhehenemit,
• nga dënimi i varrit,
• nga sprovat e jetës dhe të vdekjes,
• dhe nga e keqja e Mesihut të rremë – Dexhallit.” Muslimi.

Mësim:

Mos e merrni besimin si lojë dhe argëtim.
Mos e lini kjo botë e përkohshme t’ju mashtrojë.
I lutemi Allahut të na mbrojë nga zjarri i Xhehenemit dhe të na bëjë ndër ata që e kujtojnë Atë, pendohen sinqerisht tek Ai dhe i besojnë Atij.

– Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit