9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Në kujtim të rënies së Andaluzisë!

Më të lexuarat


Me 2 Janar të vitit 1942 ra Granada, vendi i fundit ku muslimanët kishin pushtetin e tyre në Andaluzi. Krejt neve na kaplon pikëllimi për humbjen e Andaluzisë e cila në atë kohë përshkruhej si Parajsë e kësaj Bote. Këtu edhe qëndron problemi ynë. Pikëllimi për rënien e Andaluzisë nuk është zgjdhje e problemit i cili na kishte ndodhur në atë kohë, por pikëllimi ynë edhe ecja në hapat e njejta të cilat i sollën humbjen Andaluzisë, është ajo që meriton të mendojmë rreth saj!
“Po! Qaje si grua humbjen e mbretërisë për mbrojtjen e të cilës nuk luftove si burrë”!
Toledoja ra në vitin 1085. Mes rënies së Toledos edhe Granadës, e cila ra në vitin 1492, kishte më shumë se katër qind vjet!
Kjo na tregon se muslimanët nuk morrën mësimin e duhur edhe pse mes rënies së Toledos edhe Granadës kishte më shumë se katërqind vjet!
E ai që nuk mëson nga shkaqet e rënies nuk do qohet kurrë!
Dje, disa musliman modern festuan festat e krishterëve, kurse, dje krishterët festuan rënien e Andaluzisë dhe mposhtjen e muslimanëve atje.
Përkujtimi i rënies së Andaluzisë është me datë: 2 Janar 1492.
Në këtë datë perëndoi dielli i Islamit në Andaluzi, pasi që ra Granada, kalaja e fundit e mbretërve musliman në Andaluzi.
E qajmë Andaluzinë, kurse ne sot, jemi duke e humbur Palestinën, para syve tonë, dhe asgjë nuk arrin të na i lëviz mendjen, zemrën, ndjenjat, emocionet edhe gjymtyrët!
532 vjet kanë kaluar nga rënia e Andaluzisë, pas saj ka rënë Kudsi (Jerusalemi), Bagdadi, Damasku, Jemeni, etj, rënia e kalave të mbetura të Islamit, kurse ne akoma vazhdojmë me të njejtën logjikë, vajtojmë edhe kujtojmë!
Nëse në Ditën e Llogarisë do pyetemi për rënien e Andaluzisë do përgjigjemi se ne nuk kemi jetuar në atë kohë, edhe kjo do jetë përgjigje e saktë, por nëse e humbasim tani Palestinën, Allahu mos e bëftë, cila do jetë përgjigja jonë?!
Ah! Plaga e Andaluzisë qenka e thellë! Kaluan shekuj ajo akoma dhemb!
Mahmud Gunejmi shkroi:
‏U kujtova, e kujtimet të lënë pa gjum
Lavdin e vjetër, të cilin me duart tona e humbëm
Ebul-Beka er-Rendiu, në elegjinë e tij për rënien e Andaluzisë, shkroi e tha:
Për një gjë të tillë shkrihet zemra nga pikëllimi
Në ka Islam dhe iman në zemrën e atij njeriu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit