20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Në cilat vende duan të lëvizin emigrantët?

Më të lexuarat

Thonë se shtëpia është aty ku është zemra. Por për një masë të madhe njerëzish, shtëpia është aty ku është puna. Apo ushqimi. Apo siguria.

14% e njerëzve të rritur, rreth 710 milionë njerëz, thonë se ata duan të migrojnë në një vend tjetër.

Konfliktet, uria apo fatkeqësitë janë arsyet e migrimit në vende si Siria, Sudani i Jugut dhe Kongo. Ndërkohë papunësia është një faktor kronik në rrënjët e njerëzve që duan të largohen nga Shqipëria.

Por ku duan të shkojnë? Amerika është destinacioni i parë, një nga pesë emigrantë e përmend këtë vend të parin si destinacioni i preferuar dhe synuar. Ndërkohë Gjermania, Kandaja, Anglia, Franca, Australia dhe Arabia Saudite janë destinacionet e rreth 25 milionë emigrantëve.

Dëshira për të migruar është rritur më së shumti në vendet e Bashkimit Europian, në Amerikën Latine dhe në Karaibe, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kjo është në kontrast me Azinë, SHBA dhe Kanada ku dëshira për të lëvizur ka mbetur mjaft konstante.

Shifrat gjithashtu tregojnë se pas krizës financiare globale, dëshira për të migruar është zvogëluar. Por me një klimë ekonomike të përmirësuar, krahas trazirave në rritje në disa pjesë të botës, numri i njerëzve që dëshirojnë të lëvizë është përsëri në rritje.

Shqipëria renditet e treta në listën e vendeve me dëshirën më të lartë për të migruar, me 56%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit