15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ndryshimi i klimës lë në varfëri 100 milionë njerëz pas 2030-s

Më të lexuarat

Zutt mbajti një fjalim në takimin përmbyllës të një projekti për Turqinë lidhur me Përmirësimin e Kornizës për Zonat e Organizuara Industriale Ambientaliste.

Duke deklaruar se ndryshimi i klimës është një nga prioritetet më të madha të Grupit të Bankës Botërore, Zutt tha se institucioni synon të sigurojë shpërndarjen e të ardhurave dhe mirëqenies në vendet që bëjnë pjesë në 40% e fundit të listës.

Zutt theksoi se industritë dhe zinxhirët e furnizimit janë aktorët kyç të zhvillimit.

“Këta faktorë, të cilët kontribuojnë në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e prosperitetit, gjithashtu shkaktojnë edhe ndryshimet klimaterike”, shtoi ai.

Zutt vuri në dukje se 5 për qind e emetimeve direkte të gazrave që shkaktojnë efektin e serrës dhe 10 për qind e emetimeve indirekte të këtyre gazrave prodhohen nga industritë.

“Sipas disa vlerësimeve 25% e emetimit të drejtpërdrejtë të gazit që shkakton efektin e serrës ka origjinë industriale. Nga ana tjetër, ndryshimi i klimës ofron edhe disa mundësi. Për shembull, mendohet se shuma e investimeve që do të bëhen në vitet e ardhshme në të gjithë botën për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës dhe për të reduktuar ndikimet e këtij fenomeni do të arrijë deri në 170 miliard $ në vit.

Zutt tha se me qëllim ndryshimin e efekteve të mundshme të ndryshimit të klimës në industri dhe për adaptimin me këto efekte Turqia po bën punime në fushat e energjisë së rinovueshme, depozitimin e energjisë, bujqësi, industri, transportin urban, ndërtesat ambientaliste, menaxhimin e mbetjeve urbane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit