9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Uzbeksitan, pas 10 viteve fillon thirrja e ezanit me altoparlantë

Më të lexuarat

TASHKENT (AA) – Pas një ndërprerjeje prej dhjetë vitesh, në xhamitë dhe faltoret e Uzbekistanit ka filluar të thirret ezani përmes altoparlantëve, duke mundësuar dëgjimin e zërit të kësaj thirrjeje edhe nga distanca të largëta, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për thirrjen e ezanit me altoparlantë ka filluar të zbatohet në kryeqytetin Tashkent dhe shumë rajone të vendit, pasi zyrtarët fetarë të vendit sollën në rend ditë këtë çështje në një mbledhje më 26 tetor.

Administrata Fetare e Muslimanëve të Uzbekistanët nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim, ndërkohë që mediat lokale theksojnë se krahas kryeqytetit, në shumë rajone të tjera të vendit janë duke u përdorur altoparlantë gjatë thirrjes së ezanit.

Ndryshe, më parë në Uzbekistan, vend me mbi dy mijë xhami, altoparlantët për thirrjen e ezanit përdoreshin vetëm gjatë muajit të Ramazanit, festës së Bajramit dhe gjatë namazit të teravisë, ose gjatë leximit të Kuranit. Ato nuk përdoreshin në kohët e tjera dhe ezani mund të dëgjohej vetëm brenda xhamive dhe faltoreve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit