2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Ndodhi dhe në Turqi: qielli mbi Marok pak minuta para tërmetit

Më të lexuarat

Vezullimeve që u jepet një shpjegim shkencor…

Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi në qytetin jugperëndimor maroken të Agadir kapën një dritë blu në qiell tre minuta përpara se një tërmet shkatërrues 6.8 ballë të godiste fshatrat në malet jashtë kryeqytetit të vendit Marrakech të premten, 8 shtator.

Tërmeti në Marok deri më tani ka marrë më shumë se 2,800 jetë dhe ka plagosur 2,500 njerëz.

Vezullime të ngjashme u vunë re në qiellin mbi Turqinë kur ai vend dhe Siria u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 në fillim të shkurtit të këtij viti, i cili vrau pak më pak se 60 mijë njerëz.

Blicet si ai i regjistruar nga një kamera sigurie në Agadir janë regjistruar për një mijë vjet, sipas The Jerusalem Post.

Ka teza se ndezjet janë një lloj reagimi ndaj presionit tektonik, aktivitetit sizmik apo shpërthimeve vullkanike. Ato nuk shfaqen gjithmonë dhe më së shpeshti shfaqen pranë epiqendrës së tërmetit dhe rreth momentit kur ndodh.

Më shpesh ato mund të shihen aty ku presioni tektonik është më i madhi.

Blicet u regjistruan për herë të parë në vitin 1965 në Japoni, dhe u vëzhguan në 2008, 2009 dhe 2017 gjatë tërmeteve në Kinë, Itali dhe Meksikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit