15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ndodh në Saudi: babai fal vrasësin e të birit nëse ai memorizon të gjithë Kur’anin

Më të lexuarat

Një baba nga Arabia Saudite ka vendosur ta falë vrarësin e të birit nëse ai memorizon të gjithë Kur’anin, raporton një gazetë lokale saudite.

Rabi’a al-Dousari, babai i të riut që mbeti i vrarë, premtoi se do ta falte të dënuarin Faisal al-Ameri, nëse ai ai memorizon të gjithë Kur’anin para daljes nga burgu, shkruan gazeta saudite Al Yawm.

Ameri u dënua për vrasjen e Abdullah Dousary-t pasi të dy patën një zënkë, e cila përfundoi në tragjedi.

Komiteti i Lartë për Pajtim i kishte bërë kërkesë të atit që ta falte Amerin.

Babai, i cili refuzoi çdo shpagim të mundshëm me para, siç është zakon në Saudi, vendosi që t’i jepte vrarësit një mësim të vlefshëm, në vend që të hakmerrej.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit