14.4 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

NATO i bën thirrje Rusisë të respektojë marrëveshjen e re bërthamore me SHBA-në

Më të lexuarat

NATO i bëri thirrje Rusisë të zbatojë Marrëveshjen e Re për Reduktimin e Armëve Strategjike që ka bërë me SHBA-në e cila synon të frenojë aftësitë e raketave balistike bërthamore ndërkontinentale

NATO i bëri thirrje Rusisë të zbatojë Marrëveshjen e Re për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) që ka bërë me SHBA-në e cila synon të frenojë aftësitë e raketave balistike bërthamore ndërkontinentale si dhe të lejojë inspektimet në territorin e saj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga NATO thuhet se Marrëveshja e Re për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) e cila synon të frenojë aftësitë e raketave balistike bërthamore ndërkontinentale mes SHBA-së dhe Rusisë, ka siguruar kontribut në stabilitetin ndërkombëtar.

“Rusia nuk ka përmbushur përgjegjësitë e saj. I bëjmë thirrje Rusisë të lehtësojë inspektimet në territorin e saj dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj në kuadër të marrëveshjes duke u kthyer në Komisionin Këshillimor Dypalësh i cili është zbatues i marrëveshjes”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se SHBA-ja i përmbahet marrëveshjes dhe se Marrëveshja e Re START është në interes të sigurisë kombëtare të të gjitha shteteve.

Marrëveshja e Re “START”

Marrëveshja e Re START e cila është vazhdimi i Marrëveshjes së Re për Reduktimin e Armëve Strategjike (START 1 dhe START 2) që SHBA-ja nënshkroi në vitin 1991 me Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1993 me Federatën e Rusisë, është marrëveshja e fundit bërthamore në fuqi mes Washingtonit dhe Moskës.

E nënshkruar në vitin 2010, Marrëveshja e Re “START” kufizon në maksimum 1.550 numrin e kokave luftarake bërthamore strategjike të vendosura nga Rusia dhe SHBA-ja. Po ashtu marrëveshja kufizon në 800 edhe numrin e lëshuesve dhe avionëve bombardues të rëndë me kapacitet bërthamor.

Afati i marrëveshjes 10 vjeçare e cila hyri në fuqi më 5 shkurt 2011 përfundonte më 5 shkurt 2021.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 29 janar 2021 nënshkroi vendimin për zgjatjen 5 vjeçare të marrëveshjes. Gjithashtu edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden më 5 shkurt 2021 njoftoi vendimin e tij për zgjatjen e marrëveshjes.

Departamentin i Shtetit të SHBA-së këtë javë tha se Rusia nuk lejon aktivitetet e inspektimit në territorin e saj në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit