Nata e parë e Ramazanit ka një rëndësi të veçantë!

Më të lexuarat

Nata e parë e Ramazanit ka një rëndësi të veçantë!

🔹 I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur vjen nata e parë e muajit Ramazan, shejtanët dhe xhindët kryeneç lidhen me zinxhirë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk hapet asnjë prej tyre, hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë prej tyre. Dhe çdo natë thërret një thirrës:
‘O kërkues i së mirës, afrohu!
O kërkues i së keqes, ndalu!’
Dhe Allahu ka njerëz që i çliron nga Zjarri – dhe kjo ndodh çdo natë.”

Prandaj, priteni mirë natën e parë…

Hadithi i mësipërm na tregon se që nga nata e parë ka adhurime që na obligohen. Na njofton për gjëra që nuk i perceptojmë me shqisa, por që duhet t’i besojmë me besim në të padukshmen.

Gjithçka në qiell ndryshohet!
Gjithçka në univers ndryshohet!

Mbyllen të gjitha dyert e Zjarrit,
dhe hapen të gjitha dyert e Xhenetit!

Dhe thërret thirrësi:
“O kërkues i së mirës, afrohu!
O kërkues i së keqes, largohu!”

A iu përgjigje thirrjes?
A e ndjeve që nga nata e parë se dikush po të thërret?

Kjo është pjesë e besimit në të padukshmen. Betohem në Allahun se ti e dëgjove me zemrën tënde.

Sikur të të thuhej:
E gjithë bota jote është ndryshuar për ty,
prandaj edhe ti duhet t’i ndryshosh gjendjet e tua!

 

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen mëkatet e mëparshme.”

“Kush e fal namazin e natës në Ramazan me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen mëkatet e mëparshme.”

Namazi i natës në Ramazan fillon nga kjo natë, prandaj mos e humb!

◆ O Allah, na liro nga Zjarri!
O Allah, na liro nga Zjarri!
O Allah, na ndihmo të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë ashtu siç duhet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit