-0.9 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

nano-SIM pa pagesë nga Apple?

Më të lexuarat

Apple sipas pohimeve i ka dërguar letër European Telecommunications Standards Institute (ETSI) në të cilin pa pagesë ofron teknologjinë e vet për kartelat nano-SIM.

Sipas një shkrimi nga Florian Mueller në faqen FOSS Patents, i cili citon “burime shumë të besueshme”, Apple ia ka dërguar një letër ETSI-së në të cilën thekson se në rast se teknologjia e saj për nano-SIM miratohet nga kjo organizatë, do të ofroj pa pagesë patentat e ndërlidhur për të gjithë prodhuesit e pajisjeve. Por si kompensim ata dëshirojnë që ato kompani të pranojnë teknologjinë e Apple si standard të industrisë dhe me kushtet e njëjta të ofrojnë teknologjitë e tyre të ndërlidhura.

 

Javës që shkoi Financial Times pati shkruar se Apple, Motorola Mobility, Research In Motion, dhe Nokia shpresojnë që teknologjitë e tyre do të bëhen standard për nano-SIM, i cili në dimensione të vogla ofron më shumë mundësi se micro-SIM. Gjatë kësaj jave pritet të kryhet votimi në lidhje me vendimin se cila teknologji do të jetë bazë për nano-SIM, e natyrisht, pritet që të Nokia, Motorola, Apple dhe kompanitë tjera do të tentojnë të marrim sa më shumë vota për teknologjitë e veta përkatëse. /Telegrafi/kohaislame


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit