6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Myftiu Tërnava priti një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti dje një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.
Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe i njoftoi ata mbi ecurinë dhe nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe investimeve në vakëfe. Gjithashtu, Myftiu edhe njëherë falenderoi për investimin në ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit dhe kërkoi që të vazhdojnë edhe në komunat tjera.
Delegacioni i Bankës falënderoi Myftiun për kohën edhe pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Kosovë dhe ftuan Myftiun Tërnava për vizitë në selinë e Bankës Islame për Zhvillim./bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit