13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim Kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Më të lexuarat

Prishtinë, 14 tetor 2022Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot në takim Kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Me këtë rast Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën dhe e njohu atë me zhvillimin dhe punën që po BIK-ut, si dhe jetës fetaro-arsimore në përgjithësi. Ai më pas tha se BIK-u po angazhohet që Kosova të jetë një vend i qetë e i sigurt, ku qytetarët pa dallim do të jetojnë në paqe, harmoni e respekt të ndërsjellë.Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen vëllazërore dhe çmoi kontributin e tij dhe të BIK-ut që po japin për shqiptarët në luginën e Preshevës dhe për harmoninë ndërfetare në Kosovë.Në këtë takim, palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunim dhe në interes të qytetarëve.
The post Myftiu Tërnava priti në takim Kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit