19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Muslimanët e Arakanit janë përballur me përdhunime masive

Më të lexuarat

Në raportin e organizatës Human Rights Watch (HRW) thuhet se muslimanët e Arakanit janë përballur me përdhunime masive, tortura dhe masakra nga ushtria e Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti prej 37 faqesh me temë “I gjithë trupi im është në dhimbje: Dhuna seksuale kundër grave dhe vajzave në Mianmar”, i publikuar nga organizata HRW, zbulon dhunën dhe përdhunimin që ushtria e Mianmarit ka ushtruar ndaj grave dhe vajzave muslimane të Arakanit.

Në raportin e përgatitur duke intervistuar 52 gra nga të cilat 29 prej tyre viktima të përdhunimit dhe 3 prej tyre vajza nën moshën 18 vjeç, është bërë e ditur se shumë gra kanë shpjeguar se kanë qenë dëshmitare të vrasjeve të fëmijëve, bashkëshortëve dhe familjarëve të tyre.

“Gratë, viktima të përdhunimit, kanë shpjeguar se për ditë me radhë nën dhimbje janë përpjekur të largohen në Bangladesh”, thuhet në raportin ku tërhiqet vëmendja se gratë dhe vajzat janë përballur me përdhunimet masive të forcave të sigurisë së Mianmarit.

Ndër të tjera në raportin ku tërhiqet vëmendja se përdhunimet e kryera ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit janë pjesë e spastrimit etnik, thuhet se shumë gra nga Arakani që janë përballur me dhunën barbare të forcave të sigurisë së Mianmarit kanë pësuar trauma të mëdha.

Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë përdhunuar vazhdimisht gratë dhe vajzat para dhe gjatë sulmeve në fshatrat e Arakanit thuhet ndër të tjera në raport.

Në raport përmendet Hala Sadak, njëra nga viktimat e përdhunimit, ku thuhet se: “15 vjeçarja Sadak është nxjerrë zvarrë nga ushtarët në mënyrë të zhveshur nga shtëpia e saj dhe është përdhunuar nga 10 persona. Ushtarët e kanë lënë pasi kanë menduar se ajo kishte vdekur. Ndërsa më pas është gjetur nga familjarët e saj”.

“Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë masakruar fëmijët e vegjël duke ua përplasur kokat e tyre nëpër pemë, kanë djegur të moshuarit duke i hedhur në zjarr dhe kanë vrarë bashkëshortët e grave duke i qëlluar”, thuhet në raportin e HRW ku vihet theksi se dhuna e ushtrisë së Mianmarit kundër muslimanëve të Arakanit përbën krim kundër njerëzimit.

Organizata në raportin e saj i ka bërë thirrje OKB-së që të ushtrojë presion mbi Mianmarin për ndalimin e dhunës dhe përdhunimeve me të cilat po përballen muslimanët e Arakanit, si dhe të nxjerr fajtorët para drejtësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit