17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Muralet që simbolizojnë solidarizimin e Irlandës së Veriut me Palestinën

Më të lexuarat

Betejat e të dy popujve, komuniteti nacionalist i Irlandës së Veriut kundër britanikëve dhe palestinezët kundër Izraelit, janë akoma të përfaqësuara në muralet që gjenden pranë rrugëve në Belfast

BELFAST (AA) – Ahmet Gürhan Kartal

Tragjedia e Irlandës së Veriut nga konflikti 30 vjeçar ka lënë gjurmë të thella, që madje është evidente edhe për vizitorët më të rëndomtë të kryeqytetit, të cilët mund të njihen me të kaluarën përmes pasqyrimit të cilin e bëjnë muralet e shumta të vizituara në muret e shtëpive dhe ndërtesave, shkruan Anadolu Agency (AA).

Muralet e lartpërmendura mund të vërehen në të dyja pjesët e Belfastit, si në lagjet e Nacionalistëve katolikë, ashtu edhe në lagjet e Unionistëve protestantë, dhe të njëjtat në të shumtën e rasteve u janë dedikuar grupeve militante dhe të rinjve të vrarë në “The Troubles” (Trazirat) ashtu siç njihet konflikti etno-nacionalist në Irlandë të Veriut.

Para marrëveshjes Good Friday (e Premtja e Mirë) e cila në vitin 1998 i dha fund dhunës, në konfliktet në Irlandë të Veriut jetën e kanë humbur mbi 3.600 njerëz si pasojë të sulmeve të ndërsjella të grupeve militante të kryera me bomba dhe armë zjarri.

Tani, muralet të cilat dikur kanë shërbyer për të frymëzuar krenari apo për të ngjallur urrejtje, janë nga elementet kryesore të turneve turistike me autobus të hapur në qytet.

Sidoqoftë, disa vizatime nacionaliste shkojnë përtej kufijve të Irlandës së Veriut duke vënë në pah kauzën e përbashkët me lëvizjet çlirimtare në pjesë tjera të botës, sidomos me kauzën palestineze.

Ushtria e Përkohshme Republikane Irlandeze, që është grupi më i madh militant i formuar në fund të viteve të 60-ta, kur po shfaqej edhe Organizata për Çlirimin e Palestinës.

Betejat e të dy popujve, komuniteti nacionalist i Irlandës së Veriut kundër britanikëve dhe palestinezët kundër Izraelit, janë akoma të përfaqësuara në muralet që gjenden pranë rrugëve, siç është rasti në Falls Road në zemër të komunitetit nacionalist në Belfast.

Një njërin nga muralet shihen dy duar, njëra e veshur me trengjyrëshin e Irlandës, ndërsa tjetra me ngjyrat, zi, bardh dhe kuq, ndryshe ngjyrat e flamurit të Palestinës, dhe të dy këto duar tentojnë ta kapin njëra tjetrën përmes grilave pas të cilave gjenden.

“Solidarity POW” është slogani solidarizues i cili bashkon nacionalistët irlandezë dhe të burgosurit palestinezë.

Derry i Çliruar

Një mural tjetër në Falls Road bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në botë, në veçanti për lirimin e të burgosurit palestinez Bilal Kayed, i cili u lirua në dhjetor të vitit 2016 pas 15 viteve të kaluara në burgjet izraelite.

“Katolikët bashkëndiejnë me palestinezët të cilët i shohin të shtypur nga Izraeli, ashtu si nacionalistët irlandezë ishin të shtypur këtu”, deklaroi për AA imami në Qendrën Islame në Bellfast, Anwar Mady, në prag të shënimit të Javës së Apartheidit.

“Komuniteti protestant mbështet Izraelin, por nga ana tjetër bashkësia katolike mbështet Palestinën. Kështu që ju mund të shihni flamurin palestinez në shumë vende në Irlandën e Veriut, sidomos në zonat katolike”, thotë ai.

Përkrahja për kauzën palestineze nuk është e pranishme vetëm në Belfast.

Në Derry për shembull, tabela “Free Derry” (Derry i çliruar) në të cilën qëndron mbishkrimi: “Tani jeni duke hyrë në Derryn e çliruar”, në të kaluarën ka qenë e mbuluar me ngjyrat e flamurit palestinez.

Mady thotë më tej se simbolet palestineze mund të vërehen shumë në zonat nacionaliste.

“Sipas figurave zyrtare, në Irlandën e Veriut jetojnë gjashtë mijë muslimanë, por shifra më e saktë është rreth 10.000 për shkak të njerëzve që banojnë këtu në bazë të vizave të ndryshme, siç është rasti me vizat e studentëve”, tha ai për të shtuar se muslimanët në Irlandën e Veriut nuk janë në shënjestër të islamofobisë ashtu siç janë në pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

Mady thotë se problem paraqet mungesa e informacionit rreth muslimanëve dhe Islamit.

“Një nga projektet tona është një dokumentar 30 minutësh për muslimanët në Irlandën e Veriut”, tha ai.

Qëllimi i këtij dokumentari, siç rrëfen imami është dhënia e informacioneve dhe njohurive themelore për jetën e familjeve muslimane në Irlandë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit