21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Loja e “shitjeve mashtruese” në shkollat e FETO-s jashtë vendit

Më të lexuarat

Organizata terroriste FETO për të përfituar të ardhura financiare ka përdorur kompanitë amerikane, gjermane apo britanike duke kryer shitje false të shkollave në Afrikë dhe në disa vende të Evropës

ANKARA (AA) – Organizata terroriste FETO për të përfituar të ardhura financiare ka përdorur kompanitë amerikane, gjermane apo britanike duke kryer shitje false të shkollave në Afrikë dhe në disa vende të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetarja e AA-së mësohet se FETO për disa shkolla në Afrikë dhe në disa vende të Evropës ka bërë shitje mashtruese duke bërë tranferimin e shkollave në emër të kompanive amerikane, gjermane, apo britanike apo në emër të personave shtetas të vendeve të tjera. Ky përcaktim është bërë fillimisht për një kompani të lidhur me FETO-n në Bosnjë e Hercegovinë.

Madje, është përcaktuar se FETO ka tentuar të bëjë shitje mashtruese kryesisht në shkollat të cilat veprojnë në vende si Çad, Senegal, Burkina Faso.

Gjithashtu është përcaktuar se disa shkolla të shitura në dokumentet ligjore figurojnë të jenë në emër të kompanive apo personave të disa vendeve të tjera por të cilat në realitet janë shkolla që kanë lidhje me FETO-n, e cila për të përfituar të ardhura financiare ka ndjekur rrugën e “përdorimit” të kompanive amerikane, gjermane apo britanike.

Pas kësaj përfaqësues të fondacionit Maarif me burimet diplomatike kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me vendet ku janë kryer shitjet mashtruese.

Përderisa është informuar se këto shkolla mund të shkaktojnë humbjen e besimit mes vendit në fjalë dhe Turqisë, dhe se i shërbejnë organizatës terroriste, gjithashtu është propozuar shtetëzimi i këtyre nga vendet ku ndodhen shkollat apo transferimi i tyre tek fondacioni Maarif.

Vendet për të cilat fondacioni ka arritur dakordësim për transferimin e shkollave të FETO-s janë vendet Senegali, Mauritania, Çadi, Gaboni, Sao Tome, Burkina Faso, Pakistani dhe Afganistani.

Vendet që fondacioni Maarif vazhdon bisedimet me 17 vende janë: Bosnjë e Hercegovina, India, Shqipëria, Tajlanda, Kamboxhia, Republika Turke e Qipros Veriore, Australia, Danimarka, Iraku, Moldavia, Arabia Saudite, Singapori, Malajzia, Franca, Gjermania, Rumania, Sudani.

Ndërsa 21 vendet për të cilat fondacioni Maarif ka planifikuar të vizitojë në një të ardhme të afërt janë siç vijon: Angola, Azerbajxhani, Benini, Xhibuti, Guinea Ekuatoriale, Maroku, Gambia, Gjeorgjia, Japonia, Kameruni, Mali i Zi, Libani, Mali, Mongolia, Ruanda, Sudani, Tanzania, Tunizia, Etiopia, Uganda dhe Jordania.

Do të hapen institucione arsimore në 20 vende në vit

Në një kohë të afërt mësohet se fondacioni vazhdon përgatitjet për hapjen e shkollave turke në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Australi si dhe në këtë kuadër planifikon të hapë me një mesatare në 20 vende institucione arsimore.

Në kuadër të punimeve të fondacionit vihet në dukje se në vendet ku arsimohen intensivisht nxënësit turq do të vihen në shërbime edhe konvikte të arsimit të lartë për femra dhe meshkuj.

Sipas të dhënave të fundit FETO ka 688 shkolla në 113 vende nga të cilat 15 në kontinentin e Australisë, 150 shkolla në 9 shtete në kontinentin e Amerikës, 106 në 26 shtete të kontinentit të Afrikës, 175 në 35 shtete të Evropës dhe 242 në 32 shtete të Azisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit