6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mulla Osmani në arrest shtëpiak

Më të lexuarat

Mulla Osman Musliu, imam në xhaminë e Drenasit dhe vëllai i tij Liman Musliu, dy ditë pasi u arrestuan për rrahjen e hoxhës së Gradicës, Gazmend Mehmeti, janë liruar nga qendra e mbajtjes në stacionin policor në Drenas.

Burimet e Indeksonline brenda prokurorisë së shtetit kanë thënë se, me vendim të prokurorit përkatës, dy vëllezërit Musliu janë liruar nga qendra e paraburgimit, por që të njëjtëve u është shqiptuar një masë tjetër, 15 ditë arrest shtëpiak.
Prokurori rastin e ka klasifikuar si sulm fizik me lëndime të lehta trupore, ku hoxha i Gradicës tashmë posedon edhe raport mjekësor për rrahjen që ia ka shkaktuar mulla Osmani./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit