12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Moti: skena joreale në Gjermani

Më të lexuarat

Pamje të pazakonta: kur breshëri shndërrohet në borë!

Skena të pabesueshme moti vijnë nga Gjermania. Në Reutlingen, një stuhi lokale me breshër dhe shi të dendur solli një shtresë breshëri disa centimetra të lartë, siç tregojnë fotot, si të ishte borë.

“Gjethet dhe një shtresë breshëri 30 centimetrash bllokuan boshtet e kullimit dhe uji depërtoi në garazhe nëntokësore, bodrume dhe ndërtesa banimi”, njoftoi qyteti përmes llogarisë së tij në Twitter.

Shërbimet teknike dolën me borëpastrues për të pastruar rrugët. Sipas informacioneve të qytetit, rreth 250 zjarrfikës profesionistë dhe të gjitha zjarrfikësit vullnetarë janë përfshirë në rreth 100 ndërhyrje.

Niveli i lumit Echaz u rrit dhe përkohësisht doli nga brigjet e tij në rrethin Betzingen, por nuk shkaktoi dëme të mëdha, shtuan ata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit