18.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla

Më të lexuarat

Ia dërgova një fotografi timen e pastaj mesazh pas mesazhit deri që kërkoi të dal me mua. Refuzova kategorikisht. Me kërcënoi me fotografitë, me mesazhet dhe me zërin tim, që e kishte incizuar gjatë tërë kohës, se po që se refuzoj ai do ia tregonte gjithkujt këto gjëra. Dola me bindjen për t’u kthyer sa më parë që të mundëm. U ktheva, por… U ktheva me turpin më të madh… I thashë: Martesën! Ma ktheu me tallje dhe nënçmim: Unë nuk martohem me vajza rrugaçe!

Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla:

Mos i beso!

Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhet përmes lidhjeve telefonike. Po edhe nëse arrihet kjo për t’u bërë, dije në këtë martesë do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.
Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqertë e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon të ketë lidhje telefonike, apo të dal në takime. Pa marrë parasysh se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.
Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit “të përparuarit”, të cilët thonë se patjetër duhet çuar dashuri para martesës. S’ka dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e ndërtuar mbi tradhti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshet dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në shesh çdo gjë.
Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Më erdhën sonte (në ëndërr) dy vetë dhe më thanë eja me ne! Dhe e tregoi hadithin e njohur deri që tha: Dhe shkuam tek diç si furra, që në të kishte zëra të lartë dhe të trishtueshëm. Shkuam për të shikuar, kur ja, në të kishte burra dhe gra të zhveshura. Të cilëve u shkonte zjarri prej nga poshtë tyre. E kur u shkonte zjarri, bërtitshin nga nxehtësia e zjarrit. E kur i pyeti melaikët për ta, i thanë: E sa u përket burrave dhe grave të zhveshura, të cilët ishin në një ndërtesë si furrë, ata janë zinaqarët-amoralistët.”
Motër, vallë a dëshiron të jesh prej tyre?
Largohu lidhjeve telefonike, sepse ato incizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i incizojnë djajtë prej njerëzve, që e quajnë vetën “dashnorë”, e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!
Largohu nga të bërit fotografi, çfarëdo fotografie të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit e njerëzve për të zënë gjahun e tyre!
Largohu dërgimit të mesazheve sepse kjo po ashtu është prej mjeteve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të këqija!
Largohu revistave, tregimeve të turpshme, të cilat bartin në faqet e saja me ngjyra helm vdekjeprurës!
Largohu filmave serik dhe atyre të ndytë, të cilat zhdukin turpin dhe asgjëson moralin dhe vlerat!
Mos e zbulo trupin tënd e as mos i shpeshto daljet në pazare pa pasur nevojë, sepse këto janë vepra që tërheqin hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dënimin e Tij!
Mos hyn e vetmuar në veturë, të cilën e vozit njeriu i huaj. Kjo është vepër që e ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]!
Mos i bën këto vepra duke thënë se e kam të nevojshme. Sepse kush i frikësohet All-llahut [subhanehu ve teala] i hap rrugëzgjidhje dhe e furnizon nga ai nuk e mendon!
Largohu shoqeve të këqija, të devijuara dhe që i çojnë të tjerët në devijim!
Motër e ndershme!
Largohu nga të gjitha llojet e mëkateve dhe gabimeve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatërrim, humbje të pasurisë dhe begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.
Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për ta marrë shpirtin! Të jesh e përgatitur çdo herë për ahiret, çdo herë të jesh e pajisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!
Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që donë të pendohen. Ka thënë All-llahu i Madhëruar: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron!” [Ez-Zumer, 53]
E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatet, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të mbyllet kjo derë dhe para se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!
All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit