15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Mos mallkoni muslimanin

Më të lexuarat

Semure ibën Xhundub, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

وعن سمرة بن جندب رضي الله عنه قال : قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : “لا تلاعنوا بلعنة الله ولا بغضبه ولا بالنار”. رواه أبو داود والترمذي وقال حديث حسن صحيح والحاكم وقال صحيح الإسناد – ( حسن لغيره )

“Mos mallkoni me mallkim të Allahut, me hidhërim të Allahut dhe me zjarr”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është autentik, shih).

Kuptimin e hadithi na e tregon Imam Ebu Tajib, Muhamed ShemsulHak AdhimAbadi në komentin e Sunenit të Imam Ebu Davudit me titull “Aunul-Mabud Sherhu Suneni Ebi Davud”, 13/252-253, ku thotë:

“Mos mallkoni me mallkim të Allahut, me hidhërim të Allahut dhe me zjarr”, d.m.th mos mallkoni njëri tjetrin duke i thënë myslimanit të caktuar mallkimi i Allahut qoftë mbi ty, ose hidhërimi i Allahut qoftë mbi ty, ose Allahu të shtyftë në zjarr. Nuk lejohet në këtë formë të mallkohet person i caktuar, sepse mallkimi me përshkrim dhe në mënyrë të përgjithshme lejohet, sikurse të themi: mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët, ose mallkimi i Allahut qoftë mbi idhujtarët, ose mallkimi ndaj një jobesimtari të caktuar, i cili ka vdekur në mosbesim, siç është rasti me Faraonin apo Ebu Xhehlin….

Bekir HALIMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit