10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Mjet eksploziv i dyshimtë para MTI-së, policia e shpërthen atë

Më të lexuarat

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se në orën 9:30 ka bërë shpërthimin e kontrolluar të një mjeti të dyshimtë, që ishte vendosur te shkallët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Borovci ka bërë të ditur për Indeksonline se Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet dhe se tani është shumë herët për të folur për të dyshuar, për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Arta Isteri, zyrtare për informim në MTI ka treguar se mjeti shpërthyes është gjendur në orët e hershme të mëngjesit para objektit të MTI-së.

Istrefi ka thënë se nga shpërthimi i saj nuk ka pësuar askush, dhe të gjithë punëtorët i janë kthyer punës.

Ajo thotë se hetimet për vendosjen e këtij mjeti kanë filluar, dhe sipas saj do të shihen edhe kamerat e objektit dhe nga këto mund të shihet kush e ka vendosur aty.

Policia e Kosovës ka çaktivizuar një mjet shpërthyes që ishte vendosur pranë objektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit