16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Mjekët pa Kufij”: Gaza po përballet me ndëshkim kolektiv nga Izraeli

Më të lexuarat


Tzemos tha se filloi me akte të pabesueshme dhune dhe tani vazhdon me shënjestrimin dhe ndëshkimin kolektiv të të gjithë njerëzve që jetojnë në Gaza

Departamenti i Mjekëve pa Kufij (MSF) në Greqi ka deklaruar se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për transmetuesin publik “ERT”, zv/drejtori i departamentit, Achilleas Tzemos tha se filloi me akte të pabesueshme dhune dhe tani vazhdon me shënjestrimin dhe ndëshkimin kolektiv të të gjithë njerëzve që jetojnë në Gaza.

“Është ndërprerë energjia, nuk ka karburant, nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Ky është një rrethim. Po flasim për një rrethim që godet përtej personave të armatosur”, tha Tzemos. Ai shtoi se infrastruktura shëndetësore në Gaza është shënjestruar me bombardime të spitaleve dhe ambulancave.

“Nuk e di nëse me apo pa dashje”, u shpreh ai. I pyetur për evakuimin e Gazës, Tzemos tha se lëvizja e rreth 1 milion njerëzve që jetojnë në zonë është jashtëzakonisht e vështirë.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të ashpër dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Izraeli ashpërsoi masat duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që tashmë ishte në një rrethim që nga viti 2007.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 1.537 palestinezë janë vrarë, mes të cilëve 500 fëmijë dhe 276 gra ndërsa 6.612 të tjerë u plagosën në Gaza gjatë sulmeve izraelite.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit