12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Inaugurohet xhamia e re në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 tetor 2023

Njëra ndër xhamitë më të bukura të Prishtinës edhe zyrtarisht është inauguruar sot

Kjo xhami gjendet në dalje të Prishtinës, në hyrje të Fushë Kosovës, aty ku familja Stublla dhuroi tokën dhe ishte kyçe në ndërtimin e xhamisë.

Besimtarët myslimanë që kishin nevojë aq shumë për një xhami në atë pjesë, që nga sot edhe zyrtarisht do të mund ta shfrytëzojnë për faljen e namazeve dhe aktiviteve të tjera.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që besimtarët me vetë iniciativë kanë ndërtuar një xhami të tillë.

Në inaugurimin e kësaj xhamie morën pjesë besimtarë të shumtë, imamë, por edhe përfaqësues lokal të Këshillit të Bashkësisë Islame, ku u shprehen të lumtur me punën që është bërë në këtë xhami.

Nga familja Stublla falënderuan edhe bizneset dhe familjet e tjera që participuan në ndërtimin e kësaj xhamie, gjë që sipas tyre dëshmon nevojën dhe dashurinë e madhe për ndërtimin e kësaj xhamie.

Hytben e parë të xhumasë në këtë xhami e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ku përmendi rëndësinë e ndërtimit të xhamive si dhe përçoi mesazhe për unitet, solidaritet dhe harmoni mes njëri tjetrit.

default

default

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit