10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mitrovicë, shumë shpejtë do të nënshkruhen kontratat me 40 përfituesit e shtëpive të ndërtuara nga “Qatar Charity”

Më të lexuarat

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicë është mbajtur takim me përfituesit e shtëpive në fshatin Frashër të ndërtuara nga organizata nga Katari “Qatar Charity”, për familjet me kushte të dobëta ekonomike dhe pa vendbanim.

Të pranishëm në këtë takim ishin drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Esam Abdelaziz Dabab, me bashkëpunëtorët e tij, drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Ternava, drejtoresha për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Drita Ibrahimi.

Gjatë këtij takimi komisioni për vlerësimin dhe përzgjedhjen e familjeve përfituese ka propozuar dy metoda për përzgjedhjen e shtëpive, atë përmes shortit dhe listës verifikuese të komisionit, me ç’rast u arrit pëlqim i përbashkët që ndarja e shtëpive për familjet përfituese të bëhet sipas listës verifikuese të komisionit, ndërsa më tutje do të vazhdohet me procedurat e nënshkrimit të kontratave.

Komuna e Mitrovicës ka të nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me organizatën joqeveritare nga “Qatar Charity”, për ndërtimin e 40 shtëpive, një shkolle, një shtëpie të shëndetit, katër lokaleve afariste, një objekti të destinuar për shfrytëzim nga organizata “Qatar Charity” dhe të një xhamie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit