18.8 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

MIQËSIA DHE ARMIQËSIA NË ISLAM – Kuptime aq të domosdoshme

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet i takojnë Allahut, të Vetëm e të pashok. Bekimi dhe paqja qofshin mbi Muhamedin, pas të cilit nuk ka Pejgamber tjetër.

(El uelau uel berau)

El-uelau: është përzemërsia dhe dashuria ndërmjet muslimanëve me njëri-tjetrin, si edhe miqësia me ta.

El-berau: është urrejtja ndaj jobesimtarëve (mosdashuria për ta) dhe armiqësia ndaj tyre.

Miqësia dhe armiqësia janë prej bazave të akides (besimit) së muslimanit. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Vërtet, ju e keni pasur shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të, kur i thanë popullit të tyre: ‘Vërtet që ne jemi larg prej jush dhe prej gjithçka që ju e adhuroni veç Allahut, nuk besojmë tuajën dhe ndërmjet nesh dhe jush ka filluar armiqësi dhe urrejtje përgjithnjë, derisa të besoni në Allahun Një të Vetëm…’.” Suretul Mumtehineh, 4.

Gjithashtu, i Lartmadhëruari në suren El Maideh ajeti 51, thotë: “ O ju që keni besuar! Mos i zini çifutët dhe kristianët për miq (shokë e mbrojtës). Ata janë miq të njëri-tjetrit. E ai i cili prej jush i zë ata miq, atëherë nuk ka dyshim se ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk e udhëzon atë popull që është zullumqar.”

Kjo armiqësi shkon deri tek i afërmi në origjinë. Nëse ai (i afërmi) është jobesimtar, nuk lejohet miqësia me të. Allahu i Lartësuar në suren Et Teubeh ajeti 23, thotë: “O ju që keni besuar! Mos i merrni (afroni) për miq (mbrojtës e ndihmues) baballarët tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin mbi besimin. Kushdo prej jush që miqësohet me ta ata janë më mizorët.”

Ashtu siç i ka obliguar Allahu i Lartësuar muslimanët që të armiqësohen me jobesimtarët, i ka urdhëruar ata që të miqësohen me besimtarët, dhe t’i duan ata. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet që Miku (mbrojtës dhe ndihmues) juaj është vetëm Allahu, është i Dërguari i Tij, janë besimtarët…” Suretul Maideh, 55.

Po ashtu, i Lartmadhëruari në suren el Huxhuratë ajeti 10, thotë: “Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në fe)…” Besimtarët janë vëllezër në fe dhe besim, edhe nëse ndryshojnë racat apo gjinitë e tyre, edhe nëse janë të largëta vendet apo kohët e tyre. Allahu i Lartësuar në suren El Hashr ajeti 10, thotë: “Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: ‘Zoti ynë. Na fal ne dhe vëllezërit tanë që para nesh qenë në besim dhe mos fut në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet Ti je i butë, Mëshirëplotë’.”

Miqësia dhe armiqësia shfaqet në disa forma:

1. Përngjasimi me ta në veshje, fjalë etj. I Dërguari i Allahut (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.”Theksoi Ebu Daudi, 4031 nga Ibni Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) dhe saktësoi Albani.

Për këtë arsye, është i ndaluar përngjasimi me jobesimtarët në ato gjëra që janë prej veçorive dhe zakoneve të tyre, si: rruajtja e mjekrës, zgjatja e mustaqeve, mënyra e veshjes së tyre etj.

2. Qëndrimi në vendet e tyre pa pasur ndonjë nevojë të domosdoshme, e cila nuk gjendet në vendet e myslimanëve dhe ofrohet në këto vende me çmim tepër të kushtueshëm.

3. Udhëtimi për në vendet e tyre me qëllim shëtitjeje (turizmi) ose zbavitjeje dhe dëfrimi. Në këtë rast atij do t’i paraqitet shikimi në haram në forma të ndryshme, sepse ka humbur në tërësi morali dhe përmbajtja (në këto vende). Po ashtu, do t’i shikojë banorët e këtyre vendeve të shthurur dhe në lajthitje (humbje).

4. Përkrahja e tyre duke i ndihmuar ata dhe duke i mbështetur planet e tyre, si dhe pëlqimi (miratimi) i kurtheve të tyre kundrejt muslimanëve në çfarëdo mënyre qoftë: me gjuhë, me laps, prestigj apo pasuri.

5. Kërkimi i ndihmës prej tyre dhe mirëbesimi tek ta, si dhe sigurimi i gjetjes së vendeve të punës (për ta) në vendet me popullsi myslimane, pa pasur ndonjë nevojë urgjente për ata, ndërkohë që janë muslimanët ata që mund ta bëjnë atë punë, madje edhe më mirë.

Ebu Musa el Esharij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I thashë Umer ibnul Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): ‘Unë kam një shkrues të krishterë.’ Ai tha: ‘Çfarë ke, Allahu të vraftë?! A s’e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë:‘O ju që keni besuar! Mos i zini çifutët dhe kristianët për miq (shokë e mbrojtës). Ata janë miq të njëri-tjetrit…’ Suretul Maideh, 51. Nuk more dikë që është në fenë e pastër?!’ I thashë: ‘O prijës i besimtarëve! Mua më duhet të shkruarit e tij, ndërsa atij i përket feja e vet.’ Atëherë ai (Umeri) tha: ‘Nuk kam për t’i nderuar kurrë ata, përderisa Allahu i ka nënçmuar, dhe as nuk do t’i ngre ata, përderisa Allahu i ka poshtëruar si dhe nuk do t’i afroj kurrë ata , përderisa Allahu i ka larguar’.”

6. Pjesëmarrja nëpër ceremonitë e tyre fetare, siç janë: festat, kremtimet dhe ritualet e tyre, t’i ndihmosh ata në kryerjen e këtyre ceremonive apo edhe t’i urosh ata.

7. Emërtimi me emrat e tyre si: Klajdi, Kristi, Leonard, Kristina, Kasandra etj.

Miqësia me besimtarët shfaqet në këto forma:

1. Të ndiejmë dhimbje për vuajtjet dhe mundimet e umetit islam kudo që të goditet ai (me këto dhimbje) dhe kudo qoftë (në cilindo vend qoftë).

2. T’i ndihmojmë ata kur bien në fatkeqësi. Të bëjmë lutje (dua) për t’i kaluar me sukses këto fatkeqësi dhe të kujdesemi për çështjet e tyre.

3. Të gëzohemi për triumfin e muslimanëve (kundrejt armikut), për suksesin e udhëheqësve të tyre dhe të lumturohemi kur ata janë të lumtur.

4. T’i këshillojmë ata dhe t’u duam atyre të mirën.

5. T’i respektojmë ata, t’i vlerësojmë, t’i vizitojmë, si dhe të shqetësohemi për gjendjen e tyre kudo që të ndodhen ata.

6. T’i respektojmë të drejtat e tyre, të jemi të butë me ta dhe të kërkojmë falje për të vdekurit e tyre.

Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed.

Përgatiti: Naim Karaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit